TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Gusht 2024, 18:07

"T'i hiqet mandati edhe deputetit Vullnet Sina", Dhurata Çupi: Ka përfituar miliona lekë nga buxheti i shtetit

Shkruar nga Pamfleti

"T'i hiqet mandati edhe deputetit Vullnet Sina", Dhurata

Parlamenti në seancën e 12 shtatorit do të shqyrtojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të zhbëhen. Ajo shtoi se PS-së nuk i ka mbetur asnjë argument mbrojtës ndaj Olta Xhaçkës.

Çupi tha se edhe deputeti i PS-së Vullnet Sina ka përfituar miliona lekë nga buxheti i shtetit dhe se dhe atij duhet t’i hiqet mandati. Sipas saj, opozita ka denoncuar fort korrupsionin madhor në qeverisje.

“Kuvendi votoi pro për të shqyrtuar mandatin e Xhaçkës në seancën e 12 shtatorit. Në një vend demokratik, nuk mund të zhbëhen vendimet e Kushtetueses. PS nuk ka më asnjë argument mbrojtës ndaj Xhaçkës. Ne në mënyrë të vazhdueshme kemi denoncuar korrupsionin dhe arrogancën e qeverisë. Maxhoranca në tërësi mbulon të keqen me një të keqe më të madhe. Edhe Vullnet Sina ka përfituar miliona nga buxheti publik. Është i paimagjinueshëm shpërdorimi i detyrës nga deputetët e PS.

Ka raporte të Transparency International se Vullnet Sinaj ka ndikuar për të kaluar disa ligje. E kemi çuar Xhaçkën në Gjykatën Kushtetuese 2 herë. Ne nuk mund të heshtim ndaj gjërave që nuk shkojnë, që janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Sa i përket SPAK, ne mendojmë se ka gabuar me z Sali Berisha, duke goditur liderin e opozitës, por ne mbështesim punën e drejtësisë, pasi 26 kryetarë bashkie janë nën hetim”, tha deputetja Çupi për “News 24”.

Lini një Përgjigje