TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Gusht 2024, 11:55

Ngërçi diplomatik me Greqinë, Hasani: Kemi negociata diskrete, nuk duam të na bllokojnë në BE!

Shkruar nga Pamfleti

Ngërçi diplomatik me Greqinë, Hasani: Kemi negociata diskrete,
Ministri Igli Hasani ka folur lidhur me ngërçin diplomatik me Greqinë. Ai deklaroi se po punohet me shtetin grek për çështjen e vetos, që Shqipëria mos të pengohet për çeljen e negociatave me BE-në.

Në një konferencë për mediat Hasani tha se janë hapur disa tema njëkohësisht që po diskutohen por janë diskrete.

“Ka shumë tema të hapura me Greqinë. Duam që t’i negociojmë të gjitha e të arrijmë rezultate sa me shpejt. Nëse do të arrijmë diçka tek pensionet jemi gati”

Në ndryshim nga Italia ku negociatat ishin të gjata dhe me shumë anekse, nuk ishte problem ndërrimi i emrave. Kur futemi në elemente teknike duhet të jemi të qartë në atë që po bëjmë.

Di të them që shqiptarët mund të marrin këto sigurime nëse kanë emigruar nga Greqia në Itali, ku ne kemi marrëveshje. Janë shumë kantiere të hapura me Greqinë. Angazhimi ka qenë gjatë këtij viti për çëshjten e hapjes së kapitullit të parë. Ka qenë diskret e jo me mikrofona. Jemi në rrugën e duhur.

Rrugëtimin europian të Shqipërisë e shohim dhe me mbështetjen e Greqisë”, tha Hasani.

Lini një Përgjigje