Partia e Dashamir Shehit, LZHK ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese padinë për ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor.
Padia është nënshkruar nga Dashamir Shehi, në cilësinë e kryetarit të LZHK-së dhe është dorëzuar nga avokati Rezart Kthupi.
“Dorëzova kërkesë-padinë që kishte për objekt shfuqizimin e asaj pjese të kodit zgjedhor që cenonte atë që ishte diskursi më i madh politik, ai i listave të hapura. I kemi kërkuar Gjykatës shfuqizimin e asaj pjese që mbyll përfundimisht listat në versionin më të keq në krahasim me vitin 2021 dhe të shqyrtojë çështjen proceduriale sesi është miratuar ky ligj. Në gjykimin tonë çështja e listave të hapura janë momenti kyç që mund të sjellë ndryshim e demokratizim të partive politike dhe interesi i qytetarëve”, u shpreh avokati.
Partite e vogla nuk janë pajtuar me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por për shkak të mendimeve të ndryshmë juridike vendosën që paditë t'i bëjnë të veçanta.
Lini një Përgjigje