TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Gusht 2024, 16:54

Flamur Noka pranon dështimin e protestës para Bashkisë, mesazh strukturave: Duhet të jeni më të angazhuar!

Shkruar nga Pamfleti

Flamur Noka pranon dështimin e protestës para Bashkisë, mesazh

Deputeti Flamur Noka ka pranuar dështimin e protestës së sotme të opozitës para Bashkisë së Tiranës.

Ai thotë se militantët janë gjithnjë e më të paktë në numër, i cili është drejtuar strukturave me një mesazh në “Whats App” ku shfaqet i pakënaqur me pjesëmarrjen në protestë.

Noka iu kërkon më shumë angazhim dhe pjesëmarrje.

“Të dashur miq. Uroj që të keni kaluar mirë pushimet. Stina e vjeshtës për PD dhe opozitën do të kthehet në një stinë protestash dhe revolte, mosbindje civile ndaj narkoregjimit me qëllim krijimin e qeverise teknike si të vetmen rrugë për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira. Ky angazhim kërkon më së paku pjesëmarrjen e çdo anëtari/e të kryesisë, të grupit parlamentar, këshillit kombëtar dhe pastaj edhe të strukturave tjera të varësisë deri tek anëtarët dhe mbështetësit tanë në këtë aksion. Duhet të rifillojmë me angazhimin në protestat tek bashkia dhe Rruga e Shpresës. Protestat nuk janë detyrë vetëm e anëtarëve dhe simpatizantëve tanë. Jemi kryesi e PD dhe duhet të jemi në ballë të çdo aksioni, proteste, përballje dhe revolte. Faleminderit”, shkruan Noka.

Flamur Noka pranon dështimin e protestës para Bashkisë, mesazh

Në tubimin e 23-të të opozitës para Bashkisë së Tiranës, militantët e Sali Berishës ishin më të pakët në numër.  Në krye të militantëve, pas sulmeve në protestën e kaluar drejtuar ndërkombëtarëve, Belind Këlliçi këtë herë sulmoi Altin Dumanin dhe SPAK.

Lini një Përgjigje