TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Gusht 2024, 13:33

Përfitoi para publike përmes kompanisë së rrjetit të supermarketeve, mblidhet më 4 Shtator Këshilli i Mandateve për Vullnet Sinajn

Shkruar nga Pamfleti

Përfitoi para publike përmes kompanisë së rrjetit të

Kuvendi ka vendosur të thërrasë më 4 shtator mbledhjen e Këshillit për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin, për të vendosur mbi fatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj, pas kërkesës së opozitës për mocion.

Sipas deputetëve të PD, rezulton se deputeti socialist i Vlorës Vullnet Sinaj ka përfituar nëpërmjet 9 kompanive para të ardhura nga Buxheti i Shtetit në shumën totale 3.689.814 lekë, në kundërshtim me ndalimin e parashikuar në nenin 70, pika 3, të Kushtetutës së Shqipërisë

Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali do të drejtojë mbledhjen pas kërkesës së deputetëve të opozitës, për t’i hequr ose jo mandatin kolegut të saj socialist.

“Në vijim të mocionit të dorëzuar nga deputetët e Grupit Parlamentar të PD për heqjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka thirrur mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e mërkurë, datë 04.09.2024, ora 11:00,  me këtë rend dite: “Shqyrtimi i mocionit të 1/10  të deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj dhe dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”, njofton Kuvendi.

Lini një Përgjigje