TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2024, 18:51

Mbledhja e Kryesisë së PD-së, Noka: Na pret një vjeshtë e nxehtë, të përgatitemi për përballjen me narkoshtetin!

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja e Kryesisë së PD-së, Noka: Na pret një vjeshtë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka mbajtur fjalën hapëse të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike.

Noka ka paralajmëruar se kjo vjeshtë do jetë e nxehtë, pasi opozita do të përballet me makinerinë e narkoshtetit që përdor gjithçka ka në dorë për të blerë dhe tjetërsuar votën.

Ai akuzoi mazhorancën se përdor krimin drogën, përdor administratën publike, patronazhistët paratë e pista të drogës dhe korrupsionit për blerje masive të votave duke shkatërruar kështu qëllimin e zgjedhjeve në vend.

“Në tërësi vjeshta do të jetë e nxehtë, përballje pasi siç e dimë që përballë nesh qëndron jo thjesht një kundërshtar politik por përballë ne kemi makinerinë e narkoshtetit që përdor krimin drogën, përdor administratën publike, patronazhistët paratë  e pista të drogës dhe korrupsionit për blerje masive të votës për mbyllje të gojës dhe për tjetërsim të votës.

Rendi i ditës është diskutime rreth këtij aksioni opozitar të vjeshtës dhe pikë tjetër janë çështje të brendshme organizative dhe pikë tjetër janë çështje të brendshme organizative dhe pika e fundit të tjera. Për më shumë rreth aksionit politik të PD dhe opozitës do t’i japim fjalën Kryetarit të PD, Prof. Doktor Sali Berishës”, tha Noka.

Lini një Përgjigje