TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Dhjetor 2024, 14:35

PD sërish “mosbindje civile” me orar, ja akset që bllokohen të hënën; policia u refuzon lejen

Shkruar nga Pamfleti

PD sërish “mosbindje civile” me orar, ja akset që

Policia mësohet se do të përdorë forcat e rendit dhe ato të reparteve speciale të Shqiponjave dhe forcat e sigurisë kombëtare si dhe autobotet me ujë për të shpërndarë protestuesit në rast bllokimi...

Partia Demokratike do të fusë sërish në kaos Tiranën, ndonëse jemi në prag të festave. Të hënën do të protestohet dhe plani është të bllokohen disa akse rrugore.

Konkretisht parashikohet të bllokohen kryqëzime si Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga Pallati me Shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.

Ndërkohë mësohet se policia u ka kthyer përgjigje se garanton çdo tubim paqësor por jo bllokimin e rrugëve duke ju kujtuar organizatorëve se do të mbajnë përgjegjësi penale për çdo bllokim.

Policia mësohet se do të përdorë forcat e rendit dhe ato të reparteve speciale të Shqiponjave dhe forcat e sigurisë kombëtare si dhe autobotet me ujë për të shpërndarë protestuesit në rast bllokimi.

Opozita ka kërkuar tre orë leje bllokuese, por përgjigjja e policisë ka qenë negative duke thënë se nuk do të lejojë bllokimin e rrugëve.

Për të ndihmuar qytetarët që qarkullojnë në akset rrugore që do bllokohen Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës ka njoftuar Partinë Demokratike, se në bazë të ligjit “Për Tubimet”, organizimi i tubimeve në disa segmente rrugore në bashkinë Tiranë krijon probleme dhe premisa për cenime të rendit publik dhe sigurisë së shtetasve të tjerë, pengon qarkullimin e automjeteve të emergjencës, cenon të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve, si dhe pengon lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe privat.

 

Lini një Përgjigje