TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Dhjetor 2024, 18:15

Mbledhja Kosovë-Shqipëri, Çollaku: Rama provokoi, bëri fushatë kundër Kurtit

Shkruar nga Pamfleti

Mbledhja Kosovë-Shqipëri, Çollaku: Rama provokoi, bëri

Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku ka folur lidhur me mbledhjen e dy Kuvendeve Kosovë-Shqipëri.

Ai e ka cilësuar si ngjarje historike ndërsa shtoi se mbledhje të tilla nuk duhet të jenë më ceremoniale, por duhet të jetë në nivel bashkëpunimi dhe bashkërendimi planesh.

“Ngjarja ishte pozitive. Mbledhje e dy kuvendeve të bashkuara. Mesazh jashtëzakonisht i fortë. Jepet një mesazh i duhur, në kohën e duhur. Shqipëria dhe Kosova janë bashkë. Jemi të unifikuar. Për të arritur integrimin, sovranitetin dhe rrugën euro-atlantik. ngjarje e mirë, me dimension historik. Mendojmë të jetë mbledhja e fundit ceremoniale të kthehet në institucion të funksionimit bashkëpunimi. Të rakordohet jeta parlamentare me politika të unifikuara. Takimit ceremonial, gjë e mirë. Ky ishte aspekti pozitiv”, tha Çollaku.

Deputeti demokrat kritikoi fjalimin e Ramës, i cili sipas tij ishte provokues ndaj Kurtit.

“Klima u dëmtua, diku pak diku shumë. Nga një fjalë e kryeministrit Rama, të papjekur, provokatore me tonalitete fushate. Dukej sikur po bënte fushatë kundër Kurtit. Teza të pamenduara, krijoi një klimë tensioni. Nuk ishim aty për të dëgjuar tezat e provokimit. U provokuan institucionet e Kosovës, skenë e shëmtuar”, u shpreh Çollaku për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje