TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Dhjetor 2024, 21:25

Prezenca e Berishës do të sjellë përplasje? Këlliçi zbulon risinë e protestës së 23 Dhjetorit

Shkruar nga Pamfleti

Prezenca e Berishës do të sjellë përplasje?

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka folur lidhur me protestën e 23 dhjetorit.

Këlliçi tha se risia e kësaj proteste është pjesëmarrja e kreut demokrat, Sali Berisha, i cili u mbajt në “arrest shtëpie” për 333 ditë pas akuzave për dosjen “Partizani”.

Këlliçi paralajmëroi se mund të ketë përplasje në këtë protestë, ndërsa shtoi se personalisht do të jetë në krye të protestuesve që do të qëndrojnë te Bashkia e Tiranës.

“Buxheti i Bashkisë së Tiranës është mbi 500 mln euro dhe ajo që i intereson qytetarëve të Tiranës është se ku shkojnë taksat e tyre. Pse duhet të paguajnë 13 mln euro për një incenerator që nuk ekziston”, tha Këlliçi.

Sipas Këlliçit, në protestat e fundit si ajo e nëntorit, ka pasur një përplasje për shkak të sjelljes së Policisë së Shtetit.

Lini një Përgjigje