
Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi teksa foli për situatën në Partinë Demokratike pas vendimit të gjykatës së Apelit për vulën, tha se Berisha duhet të fshijë primaret. Premçi theksoi se Berisha duhet të ulet në takim me Bashën për përcaktimin e kandidatëve konsensualë që do të garojnë me logon e PD-së.
Ai theksoi se nëse PD del me dy kandidatë në zgjedhjet e 14 majit, nuk ka asnjë shans që të shpallet fituese.
“Demokratët në bazë presin vetëm një emër nga Partia Demokratike. Unë kam qenë kandidat për primaret në Kamëz dhe po të isha fitues me atë formë që u bë gara, me 1 mijë probleme, po qe se do të kisha një kandidatë përballë me logon e PD-së, normalisht askush nuk mund të pretendonte për fitore. Nuk ka dorëheqje, as tërheqje, Berisha dhe Basha duhet të ulen të fshijnë primaret dhe të nxjerrin kandidatë konsensual duke i fshirë primaret. Ose mund të bëjmë një sondazh për një javë kush është më i pëlqyeshmi dhe më i pranueshmi. Pasi mund të ketë zona ku mund të mos pëlqehet as kandidati i Berishës apo i Bashës. Duhen emra që unifikojnë demokratët”, tha Premçi.
Lini një Përgjigje