TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2023, 12:52

Mbledhja e Kryesisë, Tabaku: Basha e shkuara e PD-së, duhet të bashkohemi!

Shkruar nga Pamfleti
Mbledhja e Kryesisë, Tabaku: Basha e shkuara e PD-së, duhet të
Jorida Tabaku

Para mbledhjes së Kryesisë, deputetja Jorida Tabaku tha se në këtë moment të gjithë demokratët të ngrihen mbi interesat personale. Tabaku u shpreh se PD duhet të dalë e bashkuar në zgjedhje dhe se përballë nuk kanë njëri-tjetrin, por Edi Ramën. Tabaku deklaroi se Lulzim Basha është e shkuara dhe se duhet të shohim nga e ardhmja.

"S’ka asnjë alternativë tjetër, përveçse të bashkuar. Kundërshtari politik është përballë nesh jo në anën tonë. Nuk ka rëndësi fare në këtë moment që të shohim interesin personal, por të ngrihemi mbi veten tonë dhe të formojmë një forcë serioze për zgjedhjet e 14 majit. I bëj thirrje kolegëve të PD-së që së bashku të ofrojmë një ofertë seriozë për shqiptarët. Është e padrejtë që në këtë moment të shohim interesat tona personale. Si qytetare, si anëtare e thjeshtë e PD-së do të jem gjithmonë për bashkimin e partisë. Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen, Lulzim Basha është e shkuara e PD-së, të shohim nga e ardhmja!"- tha Tabaku.

Në mbledhje ishin të pranishëm 18 deputetë, Selaudin Jakupllari, Ramadan Likaj, Lefter Gështenja, Flutura Açka, Merita Bakiu, Eralda Tase Bane, Andia Ulliri, Flamur Hoxha, Arbi Agalliu, Kreshnik Collaku, Gazment Bardhi, Sajmir Korreshi, Dhurata Çupi, Zheni Gjergji, Bledion Nallbati, Dashbor Sula, Jorida tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që riktheu vulën tek grupi i Enklejd Alibeajt, ky i fundit ka nisur punën për përgatitjen për zgjedhjet vendore. Alibeaj ka mbledhur sot kryesinë e partisë, ndërsa depozituan në KQZ edhe kërkesën për t’u regjistruar në garën elektorale të 14 majit.

Kjo është mbledhja e parë që Alibeaj ka thirrur që pasi Apeli iu riktheu vulën, ndërsa takimi po zhvillohet në ambientet e një hoteli në Tiranë. Paralelisht kësaj mbledhjeje në Tiranë, edhe në disa degë lokale kanë nisur takimet e strukturave. Në mbledhjen e Kryesisë pritet të zhvillohen diskutime për strategjinë që do të ndjekë grupi i Alibeajt pas vendimit të gjykatës, si edhe përgatitjet për zgjedhjet vendore. 

jorida tabaku mbledhja e kryesisë pd

Lini një Përgjigje