Deputeti Edi Paloka ka reaguar pas dorëzimit në KQZ të kërkesës nga grupi i Enkelejd Alibeajt për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit. Ai tha se është e pritshme që sipas tij, këta deputet të përdoren deri në fund, për të çuar misionin e Edi Ramës për të shkatërruar opozitën.
"Alibashët paskan dërguar sot letra në KQZ për të regjistruar grupimin e tyre . “Kryetar i partisë” në letrat që kanë dërguar rezulton … “ i dorëhequri” prej një viti, vetë L.B. Që Kushtetuta , Kodi, ligji dhe gjithë procedurat ligjore do vazhdojnë të shkelen për të çuar deri në fund qëllimin e Ramës, nuk ka asnjë dyshim.
Edhe që Alibashët do legenosen deri në fund për të realizuar shërbimin e paguar ndaj Ramës për shkatërrimin e opozitës, nuk ka më asnjë dyshim. Unë kisha vetëm një pyetje për ata deputetë që publikisht shpallen se nuk e njihnin me L.B si kryetar dhe ‘e detyruan’ të dorëhiqet, çfarë do të bëjnë tani, apo nderi dhe dinjiteti nuk kanë më asnjë vlerë”, shkruan Paloka.
Përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa ai që depozitoi kërkesën për regjistrimin në KQZ të këtij grupimi politik për lokalet që pritet të mbahen pak pas muajsh. Gjatë fjalës së tij për media Sefa pohoi se praktika e regjistrimit ishte njësoj si partitë e tjera. Ndërkohë, dita e sotme është afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ.
Kujtojmë se Berisha dje deklaroi se kandidatët e tij do të regjistroheshin në KQZ përmes koalicionit me Partinë e Lirinë dhe PBDNJ-në. Ky veprim erdhi pasi Gjykata e Apelit ia la në dorë vulën e PD-së, Alibeajt, duke bërë që Berisha mos të regjistrohej dot me logon e PD në zgjedhje.
Lini një Përgjigje