TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2023, 11:42

Apeli i la pa vulë, kandidati i Berishës: Do përdorim çdo metodë për të marrë pjesë në zgjedhje!

Shkruar nga Pamfleti
Apeli i la pa vulë, kandidati i Berishës: Do përdorim çdo

Indrit Hoxha, kandidati për Vorën i dalë nga primaret e Sali Berishës ka folur për situatën me të cilën po përballet sot Partia Demokratike. Ai tha se personalisht nuk e priste që Gjykata e Apelit të jepte një vendim në favor të grupimit të Sali Berishës, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama se ka kapur sistemin e drejtësisë dhe se po ndikon në thellimin e ngërçit në selinë blu.

Hoxha shtoi se po mendojnë çdo metode ligjore për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore.

Ne nuk jemi një situatë normale politike dhe ligjore ne vendin tonë. Opozita ka shumë kohë që bënë denoncime që Edi Rama ka kapur sistemin e drejtësisë.  Nuk prisja një vendim në favorin tonë. Po kërkohet asgjësimi dhe mospjesëmarrja e PD në zgjedhje. Ne do bëjmë gjithçka për të marrë pjesë në zgjedhje dhe ne do të fitojmë shumicën e bashkive. Do përdorim çdo metodë dhe hapësire ligjore për të marrë pjesë në zgjedhje. Do marrim pjesë në zgjedhje, në bazë të një koalicioni që do formohet, sepse Rama na ka futur në një ngërç ligjor”, tha ai.

Sipas tij, Bashkia e Vorës sot është e falimentuar për shkak të keqqeverisjes së Ramës.

Bashkia ku unë kandidoj është e falimentuar, për shkak të keqqeverisjes se Edi Ramës. Po diskutohet se më kë do të bëhet koalicion, sepse edhe këtu ka ngërç juridik, për shkak të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. PD është e hapur dhe po negocion për të gjithë forcat politike për të bërë një koalicion me bazë të gjerë opozitar”, u shpreh ai.

indrit hoxha apeli

Lini një Përgjigje