TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2023, 12:38

Basha autorizoi Alibeajn për regjistrim në zgjedhje, Berisha: Pengje të Ramës, s'ka fraksione në PD

Shkruar nga Pamfleti
Basha autorizoi Alibeajn për regjistrim në zgjedhje, Berisha: Pengje
Sali Berisha

Ish kryeminsitri Sali Berisha ka komentuar vendimin e grupit të Alibeajt për të depozituar në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 14 Majit.

Berisha tha se Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha janë pengje të Edi Ramës dhe sipas tij PD- ja është 1 dhe nuk ka fraksione.


“Në vlerësimin tim, PD përmes forumeve të saj, u dha përgjigje më të vendosur dhe më shkatërrimtare projekteve të Edi Ramës, të asistuara në kundërshtim flagrant me ligj dhe normë nga guvernatorja Yuri Kim, për qëllime personale, të cilat synonin largimin e PD nga zgjedhjet me moton e përbashkët: Edi Rama-McGonigal-McGonigal me fustan, për shkatërrimin e kësaj partie. Gjykoj dhe vlerësoj se përballë këtyre akteve primitive hakmarrëse, antidemokratike, forumet e partisë reaguan në mënyrën më të vendosur, reaguan në mënyrën më demokratike dhe më kushtetuese.
Në radhët e anëtarësisë së PD, drejtuesve të saj në qendër dhe bazë, shtabeve elektorale të kandidatëve tanë, ka një gjallërim të paparë. Mbështetja për PD-në pas këtyre akteve të turpshme dhe primitive, të cilat kanë synim çelikosjen apo konsolidimin e monizmit të kufomës politike Edi Rama, dështoi tërësisht.

Përkundrazi, nxitën një energjizim të madh, një frymëzim të madh të atyre që shndërruan PD-në në parti të vërtetë opozitare, të atyre që besojnë se Shqipëria duhet të ketë pluralizëm. Jam këtu për t’u përcjellë një përshëndetje të zjarrtë të gjithë anëtarëve, simpatizantë të PD, t’ju shpreh mirënjohje për gatishmërinë e tyre për të shumëfishuar betejën tonë. Revolucioni demokratik nuk mbaron në asnjë çast.
Pengjet janë pengje. Zbatojnë vetëm urdhra të pengmarrësit. Nuk ekziston fraksioni. Ekziston fraksioni i pengjeve të Edi Ramës, që përbëhet nga dy persona: Lul Brava dhe AliBasha.

PD është një dhe vetëm një, është ajo e anëtarësisë, është ajo që ka mbështetjen masive te qytetarët shqiptarët, është ajo që ka vendimin e gjykatës së faktit për regjistrimin dhe nuk mund të goditet me asnjë mjet tjetër. Do jenë të mjerë ata që do vazhdojnë si donkishotër betejën me ketë forcë që ka për frymëzim lirinë.”, u shpreh ndër të tjera në deklaratën e tij Berisha.

 

berisha pd 5 maji

Lini një Përgjigje