TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2023, 14:01

Rama fluturon drejt Gjermanisë, takim me Scholz për Procesin e Berlinit

Shkruar nga Pamfleti

Rama fluturon drejt Gjermanisë, takim me Scholz për Procesin e

Kryeministri Edi Rama do të takojë ditën e nesërme në Berlin kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Rama dhe Scholz do të kenë të martën e 7 marsit një takim kokë më kokë në orën 11:15, më ata do të mbajnë një konferencë te përbashkët për shtyp në orën 12.30.

Në këtë takim pritet të diskutohet për Procesin e Berlinit, takimi i radhës i të cilit pritet të mbahet ne vjeshtë të ketij viti në Tiranë.

Disa ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se në takimin me Scholz do të caktohet data e samitit të Tiranës, të kësaj nisme.

Pjesë e diskutimeve pritet të jenë çështjet mes dy vendeve. Në Berlin do të mbahet dhe një panair për turizimin, ku do të prezantohen pikat kryesore turistike të Shqipërisë duke prezantuar kështu edhe një formë pakete destinacionesh.

Ju rikujtojmë se para një jave nga Podgorica ku u zhvillua mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, Shqipëri-Mali i zi, Kryeministri Edi Rama tha se në Tiranë do të mbahet samiti i Procesit të Berlinit, por nuk dha një datë specifike.

Rama tha se periudha më e mundshme është vjeshta.

“Kemi parë se si më në fund Bashkimi Evropian është bërë më i ndjeshëm për rajonin, Shqipëria dhe Maqedonia e veriut hapën negociata, Kosova mori një datë për liberalizimin e vizave, Bosnja mori statusin kandidat apo ashtu si u mbajt për herë të parë një samit i BE në Tiranë apo në Mal të Zi një tjetër samit. Të gjitha këto janë pozitive por BE është një korsi e përbashkët. Unë dëshiroj ta falënderoj Kryeministrin për angazhimin e tij në vetë të parë për të gjithë këtë proces, ashtu sikundër dëshiroj ta falënderoj edhe për shprehjen e dëshirës për të organizuar një samit të Ballkanit të Hapur në qendër këtu në Mal të Zi, ndërkohë që procesi i Berlinit do të ketë samitin e vet në Tiranë në fillim të vjeshtës, data do të përcaktohet në takimin që do të kem me kancelarin Scholtz së shpejti në Berlin”, tha Rama.

 

scholz rama

Lini një Përgjigje