
Deputeti Gazment Bardhi, në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, ka bërë thirrje që në zgjedhjet vendore të dalin me kandidat unik. Bardhi ka thënë në mbledhje se fokusi duhet të jetë tek zgjedhjet vendoret.
“Secili prej nesh ka bërë betejë për ta bërë partinë demokratike fituese, alternativë qeverisëse. Gjatë kësaj kohe ka nevojë vetëm për maturi. Gjuha e urrejtjes nuk mund të ketë vend tek ne. Jemi 70 ditë larg nga zgjedhjet. Fokusi ynë duhet të jenë vetëm zgjedhjet e 14 Majit. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë, të ofrojmë çdo gjë, që të gjendet zgjidhje dhe PD e opozita të dalë me kandidatë të përbashkët”, ka thënë Bardhi në mbledhje.
Kjo është mbledhja e parë që Alibeaj ka thirrur që pasi Apeli iu riktheu vulën, ndërsa takimi po zhvillohet në ambientet e një hoteli në Tiranë. Paralelisht kësaj mbledhje në Tiranë, edhe në disa degë lokale kanë nisur takimet e strukturave. Në mbledhjen e Kryesisë pritet të zhvillohen diskutime për strategjinë që do të ndjekë grupi i Alibeajt pas vendimit të gjykatës, si edhe përgatitjet për zgjedhjet vendore.
Lini një Përgjigje