TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Janar 2026, 18:54

PD mban foltoren pa Berishën, i merr 'frerët' Belind Këlliçi

Shkruar nga Pamfleti

PD mban foltoren pa Berishën, i merr 'frerët' Belind

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet sot në selinë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, në Strasburg të Francës, së bashku me deputeten Albana Vokshi.

Frerët e Partisë Demokratike duket se i ka marrë në dorë deputeti i PD, Belind Këlliçi. Teksa ka folur në foltoren e radhës para Kryeministrisë, Këlliçi u ndal tek protesta e opozitës ditën e shtunë, duke denoncuar dhunën e policisë.

Sipas tij, pushteti përdori metoda kriminale dhe mafioze të dhunës, madje duke fikur edhe dritat e rrugës që të mos dokumentohej dhuna.

Deputeti shtoi se dhuna që përdor regjimi i Ramës, tregon vetëm dobësinë e tij, në ditët e fundit që po kalon.

“Doktori ka shkuar për të përfaqësuar Shqipërinë në një takim të rëndësishëm ditën e nesërme. Një fakt të rëndësishëm historik që nuk e mohon dot as Edi Ramën Shqipërinë e anëtarësoi në KE, PD në 13 korrik 1995. Sado që baltosin, shpifin paguajnë nga parat ë inceneratorëve, faktet janë kokëfroa, çdo arritje në integrimin europian, është meritë e PD-së dhe Sali Berishës.

Protestë e jashtëzakonshme që tronditi pushtetin. Faleminderit 19 djemëve që kaluan natën në qeli. Ata guximtarë, nesër në 10:30 të na bashkohemi në dhomën penale në GJT për të bërë të mundur lirimin e këtyre djemve, dy netë më parë narko shteti dëshmoi se është më i dobët se kurrë. Me dhunë që buron nga humbja e kontrollit, nga frika dhe paranoja e fundit të pashmangshëm. I ka hyrë frika në palcë, çarja e madhe ka filluar. Frika me metoda mafioze është kthyer mbrapsht. Vendimet politike jo thjesht reagime policore, drejtpërdrejt nga bunkeri i Surrelit. Një pushtet kriminal nuk përdor dhunën vetëm për shpërndarje por edhe për të qetësuar veten. Dhuna ka qenë programi  i sektit që kur erdhën në pushtet.

Ti përzënë ti bëjnë të ndihen emigrant në vendin e vet. Korrupsioni i kësaj bande ka marrë jetë njerëzish. Fikën dritat e rrugës që të mos dokumentohej dhuna të shtunën e protestës. Veprimet antiligjore të reagimi të çmendur janë urdhra nga dhunuesi i pashpirt kreut i narkoshtetit Edi Rama. Dhunë të qeverisësh pa llogaridhënie, dhunë të shkatërrosh drejtësinë. Grabitja dhe zhvatja nga xhepat e qytetarëve shqiptarë, të blesh çdo media, të injektosh propagandë.

Kemi dokumentuar dhe denoncuar skandalet duke i prirë betejës opozitare duke korruptohej Charles McGonigal. Ne i rezistuam strategjisë që donte shuarjen tonë. Të forcuar si alternativë e gjithë shqiptarëve. Ne do i japim fund normalizimit të dhunës shtetërore, shpopullimit. Nuk na tremb dhuna e tyre. Këmbëngulje, qëndresë dhe besim se ky shtet ka hyrë në ditët e numërimit mbrapsht. Është çështje dinjiteti ndaj të ardhmes së fëmijëve të vendit tone”, tha Këlliçi.

Lini një Përgjigje