Gjatë vizitës zyrtare në Izrael, Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në seancën speciale të parlamentit izraelit, Knesset, ku ndër të tjera, u mburr me mbështetjen shqiptare për të ashtuquajturin “Bordi i Paqes” dhe planin e propozuar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump për Gazën.
Deklarata vjen në një moment delikat, kur vetë qeveria izraelite nuk e ka pranuar zyrtarisht planin e Trump si bazë për zgjidhjen e konfliktit me palestinezët.
"Vi këtu pasi Kuvendi miratoi vendimin për tu bërë pjesë e Bordit të Paqes dhe të bëjë Shqipërinë vend themelues të bordit të paqes që do të kontribuojë në këtë dritare mundësie të re për paqe për popullin e gazës dhe rajonin”, tha Rama.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e theksoi qartë se prioritetet e Tel Avivit janë çarmatosja e Hamasit dhe demilitarizimi i Gazës, jo planet diplomatike të dalë mode që nuk gjejnë zbatim në terren.
Rama, në fjalën e tij me tone të ngarkuara emocionale, tha: “Jam i sigurt se Shqipëria që unë përfaqësoj me krenari dhe njerëzit e kombit tim... duhet të gëzojnë respekt nga shteti i Izraelit”. Ai e konsideroi fjalimin në Knesset si një “test personal”, duke e vënë theksin më shumë te vetja dhe “pritja e ngrohtë” që mori, sesa te ndonjë mesazh konkret politik.
Rama bëri me dije se në vend do të hapet një muze për veprat që populli shqiptar ka bërë për të shpëtuar hebrenjtë për t’i shpëtuar torturave.
“Për tu kthyer tek fjalimi dhe zgjidhja im për tu prezantuar me fjalët e një lideri arab, kam mësuar se unë nuk jam një mysliman, jam katolik por gjysma ime më e mirë është myslimane. Paraardhësit tanë janë krishterë-ortodoksë. Nuk do të ishte një çudi që nëse djali im do të zgjidhte besimin hebre, por do t ishte po ashtu shumë pozitive të ishte mysliman apo i krishter. Kjo është një histori normale shqiptare. Ne kemi disa religjione, që e festojmë dhe e respektojnë njëri-tjetrin. Populli im me këto besime priti Papa Franceskun. Ati i shenjtë Francesku nuk e quajti bashkëjetesë fetare realitetin në Shqipërisë, por një bashkëvllazëri. Me të njëjtën krenari do të hapim muzeun për veprat e popullit shqiptar për të shpëtuar hebrenjtë. Të rinjtë tanë dhe të vizitorë të vendit tonë, kushdo që të vijë nga të rinjtë tuaj, që janë rritur me hapa dhe % të larta, do të shohin këtë frymë dhe se çfarë është bërë për hebrenjtë. Shqipëria është i vetmi në vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me më shumë hebrenj të strehuar në territor më shumë sesa kur nisi lufta”, tha Rama.
Lini një Përgjigje