Rama nuk është i vetmi protagonist në Izrael, i pranishëm edhe Milorad Dodik
Edi Rama e shiti vizitën në Izrael si një ngjarje shumë të madhe, madje duke e krahasuar veten me Donald Trump, pasi sipas tij, vetëm presidenti amerikan ka folur në parlament.
Por në fakt realiteti është disi më ndryshe. Vërtet Rama u prit me respekt, por sot në Izrael nuk është vetëm ai, por shumë liderë nga e gjithë bota, përfshirë dhe kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams. Kjo pasi në Izrael mbahet Konferenca Ndërkombëtare për Luftimin e Antisemitizmit.
Përveç fjalës në Parlament, Edi Rama do të mbajë një fjalim zyrtar në një sallë ku do jenë të pranishëm akademikë, politikanë, ish-kancelarë, senatorë, rabinë, dhe influencues që trajtojnë antisemitizmin global, narrativat e mohimit të Holokaustit dhe përplasjet kulturore me ekstremizmin islamik në Perëndim. Në pamje të parë, Rama ndoshta shihet si një përfaqësues i "Europës tolerante", Shqipëria si shembull i harmonisë fetare dhe i mbrojtjes së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por në këtë skenar gjeopolitik të mbushur me tension dhe llogaritje, nuk është fjala për vlerat, por për vendin në tavolinë.
Nga ana tjetër, pranë të njëjtit forum do të qëndrojë edhe Milorad Dodik, një politikan i sanksionuar nga SHBA, i shpallur “non grata”, me lidhje të ngushta me Moskën dhe retorikë separatiste të përsëritur. E megjithatë, Izraeli jo vetëm që e ka ftuar, por do ta dekorojë me një medalje nderi për “bashkëpunim të jashtëzakonshëm”. Në një kohë kur Dodik është simbol i sfidimit të rendit perëndimor në Ballkan dhe një aleat faktik i Rusisë në rajon, ky është një zhvillim që nuk kalon pa mesazhe të koduara.
During today’s meeting with the President of Israel, Isaac Herzog @Isaac_Herzog , I intend to propose that the Sarajevo Haggadah—currently subject to the political misuse of Jewish cultural heritage—be returned to Israel.
— Милорад Додик (@MiloradDodik) January 26, 2026
The Haggadah is not, and must never become, an instrument…
Për më tepër, pjesëmarrja e Dodik në konferencë, i cili nuk nguron të lavdërojë publikisht Donald Trumpin për krijimin e Bordit të Paqes dhe të vendosë paralele mes Izraelit dhe entitetit të tij separatist në Bosnje, mund të shihet si një përpjekje e hapur për të marrë vëmendjen dhe simpatinë e republikanëve amerikanë. Trump ja hoqi sanksionet, por duket se Dodik pret më shumë dhe kërkon të lërë përshtypje me mbështetjen për Izraelin.
Ndërkohë, Edi Rama është në një tjetër ekuacion. Edhe ai përshëndet Trump për Bordin e Paqes dhe përmes takimeve ndërkombëtare kërkon të forcojë profilin e tij si politikan që lëviz me dinamikën e Perëndimit, i integruar dhe aktiv. Rama si duket e ka nuhatur faktin se kush mbështet Izraelin siguron dhe mbështetjen e Donald Trump dhe jo më kot sot i thuri elozhe presidentit amerikan në takimet që pati.
Raportet e Ramës me amerikanët kanë qenë në pikën më të dobët dhe pas ftesës që ju bë për Bordin e Paqes, fytyra e Ramës ndryshoi. Tani ai kërkon të lërë më shumë përshtypje.
Në këtë kuadër, prania e figurave si Dodik dhe Rama është më shumë një kartë për të legjitimuar veten në sytë e arenës ndërkombëtare. /Pamfleti
keshtu thone serbo-ruset