
Kryeministri Edi Rama po mban sot një fjalim në parlamentin izraelit.
Ai tha sot se Shqipëria është i vetmi vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me numrin më të madh të hebrenjve të strehuar. Teksa foli për Bordin, ai u shpreh se Shqipëria do të punojë për paqe për popullin e Gazës, duke theksuar se s'ka paqe pa çarmatosjen e Hamasit.
Rama theksoi se Shqipëria është këshilluar nga aleatët që të mos reagojnë në mënyrë të nxituar ndaj Iranit. Ai shton se ka ndërprerë lidhjet me regjimin e Khameneit.
“Ne i rezistuam sulmeve të egra që për pak shkatërruan strukturën digjitale. U këshilluam nga miqtë tanë të mos reagojmë në mënyrë të nxituar ndaj Iranit. Ne kemi ndërprerë edhe lidhjen më të hollë sa një fije flokë me regjimin e Khameneit”, u shpreh Rama.
shshhshssh po flet lideri suprem. Sot ka kaluat me shume se 1 muaj qe kur plasen skandalet e Ballukut dhe Akshit, dhe lideri gjigand jep mend ne parlamentin izraelit per politiken globale!!!!!! Akoma nuk ka gjetur kohe te shprehet per akuzat, si pshll 1- e njeh Gys Agasin 2- ka ndrhyre ne tenderin e tunelit llogorase 3- e njeh firmen turke te tuneli 4- Cilat kane qene reagimet e tij kur oer AKSHIN eshte folur me heret si cerdhe korrupsioni e shume e shume te tjera. Dhe lideri madherishem nuk ka gjetur kohe te shprehet. Per te asgje ska ndodhur. Vazhdon Kryeminister kur ka dale hapstas i perfshire, apo me mire ideatori i vjedhjeve me te medha te historise se ketij kombi. Deri kur?!!!!?