TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Janar 2026, 16:28

"Xhelati në Gaza është Hamasi", Rama në parlamentin izraelit: S'ka paqe nëse nuk çarmatosen

Shkruar nga Pamfleti
"Xhelati në Gaza është Hamasi", Rama në
Rama

Kryeministri Edi Rama ka vijuar fjalimin e tij në parlamentin izraelit, Knesset, teksa u ndal te zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe qëndrimi i Shqipërisë lidhur me konfliktin Izrael-Hamas.

Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se është udhëheqësi i dytë pas presidentit amerikan Donald Trump që mban një fjalim në Knesset, duke e cilësuar këtë si një moment të veçantë për Shqipërinë.

Në deklaratat e tij, Rama u shpreh se përgjegjësia për dhunën i takon Hamasit.

“Xhelati është Hamasi dhe askush tjetër”, tha Rama, duke e cilësuar organizatën si bartëse të një ideologjie terrori, që sipas tij vepron si kundër palestinezëve dhe kundër popullit hebre.

Rama theksoi se ideologjia e Hamasit përfaqëson një dogmë totalitare dhe se, sipas tij, pa çarmatosjen dhe çmontimin e plotë të kësaj organizate, nuk mund të ketë një paqe të qëndrueshme në rajon.

“Derisa Hamasi të çarmatoset dhe të çmontohet, asnjë paqe nuk do të zgjasë dhe nuk mund të arrihet”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje