TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Janar 2026, 16:50

“S’e di, kur?”/ I dërguari politik i Ramës në Vlorë nuk e di që Kadastra do të mbyllet  

Shkruar nga Pamfleti
“S’e di, kur?”/ I dërguari politik i Ramës në
Bledi Çuçi

Në një situatë që tregon mungesën totale të koordinimit institucional dhe mungesën e respektit për komunitetin lokal, Kadastra e Vlorës do të mbyllet zyrtarisht më 1 shkurt dhe do të transferohet në Tiranë. Ironikisht, i deleguari politik për qarkun, Bledi Çuçi, deklaroi për mediat se nuk kishte dijeni për këtë vendim, pavarësisht se është marrë më 23 janar dhe mban firmën e drejtoreshës së Përgjithshme të Kadastrës, Lorena Goxhobelli.

“S’e di, kur? Nuk kam informacion zyrtar,” u shpreh Çuçi, duke treguar qartë se institucionet nuk komunikojnë as me përfaqësuesit politikë në terren. 


Kadastra e Vlorës, e njohur për problematikat e rënda me legalizimet, konfliktet për pronat dhe ndërtime të dyshimta, ka qenë prej vitesh vatër abuzimesh dhe shkarkimesh të njëpasnjëshme të drejtorëve. Aktualisht, 55 punonjës që ndodhen ende në Vlorë do të duhet të transferohen në Tiranë, pasi pjesa tjetër e stafit dhe drejtori janë larguar që vitin e kaluar.

Vendimi mban datën 23 janar 2026, i firmosur nga drejtoresha e Përgjithshme i Kadastrës, Lorena Goxhobelli. Ky vendim hyn në fuqi prej datës 1 shkurt, ku Vlora nuk do të ketë më Kadastër.

 

çuçi vlore kadastra

1 Komente

  1. O
    Olsi

    Me mire ja ku eshte Tirana nga Vlora po pate problem ne hipoteke duhet te prenotosh te pakten 2 dite hotel ne Tirane katastrofe po nuk mbarove pune vjen prape afer eshte minimumi 100 mije leke kosto per nje gje minimale pastaj njeriu pershtatet nuk do ju beje pershtypje fillimi pastaj duket gje normale Nje pyetje kam pse nuk e çojne Hipoteken ne Bari te Italise nuk eshte shume larg ?

    Lini një Përgjigje