PS dhe PD ditën e sotme kanë bashkuar votat dhe kanë votuar ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare, atë të reformës Zgjedhore he territoriale.
Ai tha se këtë vendim PD e mori për dy arsye.
“Për dy arsye pranuam ngritjen e komisioneve. Janë seri e pafundme e rekomandimeve të ODIHR. Rekomandimet e drejta t’i kthejmë në ligj ndonëse deklarojmë se në mënyrë absolute shqiptarët nuk do votojnë të lirë me Edi Ramën. Së dyti reforma territoriale ishte një antireformë me standarde pabarazie. Do bëjmë gjithçka që këto padrejtësi të anulohen”, tha Berisha.
Ndërsa kreu i grupit të PS, Taulant Balla u shpreh se për herë të parë, në këto reforma janë përfshirë të gjitha partitë.
“Falenderoj kolegët nga maxhoranca dhe opozita që mundësuan tekstin përfundimtar të këtij pr/vendimi. Kemi marrë parasysh gjithë traditën parlamentare, është e pamundur të përfshihen gjithë partitë politike, në këtë rast për herë të parë, janë përfshirë të gjitha partitë.
Kush e ka parlamentin shkollë nate nuk dinë të lexojnë. Gënjeve z.Shehaj. je ti që bën interesantin këtu, se ditën takohesh për të nxjerrë kandidat, dhe vjen këtu i shan më pas. Ne nuk bëjmë Pazar me askën. Të ngrihet komisioni posacëm, brenda 31 dhjetorit duhet të kemi gati draftin për financimin e partive, ti japim fund historive me miliona dollarë lobingje.
Të shkojmë para me depolitizimin e komisioneve të administrimit të zgjedhjeve.Ky që bërtet është përfshirë është anëtar komisioni. Je i mirëpritur në mbledhje ke gjithë të drejtat, sipas asaj që e kanë edhe deputetët e tjerë. Jemi para një situate me konsensus 99%, kjo është demokracia.”tha Balla.
Lini një Përgjigje