TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2025, 10:34

Balla përplaset me Shehajn: Ditën takohesh me demokratët për të nxjerrë kandidatë, tani vjen këtu dhe i shan

Shkruar nga Pamfleti

Balla përplaset me Shehajn: Ditën takohesh me demokratët për

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u përfshi në një debat të ashpër me kreun e Partia Mundësia, Agron Shehaj, pasi u miratua ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Administrativo-Territoriale.

Balla hodhi akuza ndaj Shehajt teksa i tha se ditën takohet me demokratët për të nxjerrë kandidat, ndërsa tani vjen dhe i shan në Kuvend.

Balla: Do të sqaroj dhe ty, mbase nuk e ke lexuar por je dhe ti pjesë. Kemi marrë parasysh traditën parlamentar, është e pamundur që në një komision të posaçëm të përfshihen të gjitha partitë politike.

Shehaj: Bëtë Pazar!

Balla: Ata që e kanë parlamentin shkollë nate nuk arrijnë ta kuptojnë,. Gënjeva publikun kur the që nuk je. Ditën takohesh me këta për të nxjerrë kandidat, vjen këtu dhe i shan, edhe u merr kandidatin, edhe u fut kandidatin dhe vjen e thua ‘ata janë me ty’.

 

 

Lini një Përgjigje