
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), i mbledhur mbrëmjen e sotme ka rrëzuar kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur për Bashkinë e Vlorës.
Sipas KAS-it edhe pse Nika mban mandatin e këshilltarit bashkiak, ai duhet të kishte regjistruar një Komitet Nismëtar, në përputhje me kërkesat ligjore për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit.
Kujtojmë se Nika, kërkoi që të merrte pjesë në zgjedhjet lokale të 9 nëntorit, por nuk u regjistrua nga Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Ky i fundit theksoi se Nika duhej të ishte propozuar nga një Komitet Nismëtar dhe të kishte ndjekur procedurën ligjore për regjistrim. Pas këtij vendimi, Gjergj Nika paraqiti ankimim, i cili u shqyrtua nga KAS gjatë mbledhjes së sotme, por kërkesa e tij u rrëzua.
"Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 60, datë 26.10.2025, depozituar nga z. Gjergji Nikë Nika, kandidat për Kryetar Bashkie, i propozuar nga zgjedhësit, në zonën zgjedhore Bashkia Vlorë me objekt: “????????????????????̈????????ℎ???????????? ???? ???????????????????????????????? ????????. 1437, ????????????????̈ 26.10.2025, “????????̈???? ????ℎ???????????????????????????????? ???? ????????̈????????????????????̈???? ????????̈???? ???????????????????????????????????????????????? ???? ????. ???????????????????????????? ????????????????̈ ????????????????, ???????? ???????????????????????????????? ????????̈???? ???????????????????????????? ????????????ℎ????????????, ???? ???????????????????????????????????? ???????????? ????????????????????ℎ????̈????????????, ????????̈ ????????????????̈???? ????????????????????ℎ???????????? ????????????ℎ???????????? ????????????????????̈, ????????̈ ????????????????????ℎ???????????? ???? ????????????????????ℎ???????? ????????????????????????????, ????????̈???? ???????????????????????????? ????????????ℎ????????????, ????????̈???? ???????????????? ????????????̈???????? ????????̈ ???????????????????????????????????????? ???????????????????????????? ????????̈ ????????????????̈???? 9 ????????̈???????????????? 2025”.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve me nr. 1437/2025", thuhej në vendimin e KAS.
Me anë të një reagimi në rrjetin social "Facebook", Nika u shpreh se vendimi i KAS-it është i motivuar politikisht, duke akuzuar institucionin për mungesë paanësie në procesin zgjedhor.
“Vendimet e KAS-it duken të ndikuara nga linja politike që udhëzon procesin zgjedhor. Pavarësia është vënë seriozisht në pikëpyetje. Beteja vazhdon në Kolegjin Zgjedhor”, shkroi Nika në Facebook.
Lini një Përgjigje