TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Tetor 2025, 13:17

Zgjedhjet e pjesshme lokale, KQZ miraton kandidatët; lë jashtë Gjergji Nikën në Vlorë 

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet e pjesshme lokale, KQZ miraton kandidatët; lë
Gjergji Nika dhe Ilirjan Celibashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi listën zyrtare të kandidatëve në zgjedhjet e 5 bashkive më 9 nëntor. Kështu në Vlorë do të kandidojë Brunila Mersini e PS dhe Dionis Sota i pavarur, mbështetur nga PD.

Këtu KQZ refuzoi kanditaturën e Gjergj Nikës me argumentin që edhe pse si këshilltar, nuk kishte nevojë të mblidhte firma, ai duhet të paraqiste një komitet nismëtar për t’u regjistruar si i pavarur.

“Aspekti procedurale është i qartë plotësisht, ti duhet të ndjekësh një procedurë të caktuar që shkosh tek procesi i regjistrimit. Dhe unë mendoj që përjashtimi që ka bërë Kodi Zgjedhor për një kategori të caktuar, si kandidatët që mbështeten nga zgjedhësit, për të cilat ka një procedurë të caktuar, ndryshe nga ajo që ka për subjektet politike. Dhe procedurën kandidatët duhet ta respektojnë. Ju kishit detyrimin që të afirmoheshit si kandidat i mbështetur nga zgjedhur  vetëm duke përgatiur këtë kërkesë tek një Komiteti Nismëtar. Favori që ligji iu ka bërë është që ju nuk kishit nevojë për të mbledhur firma. Patjetër që ka vend për të diskutuar, por e kemi një precedentë në vitin 2023, ku do të duhet që edhe në rastin ku kandidatët janë të mbështetur nga zgjedhësit, të cilat janë deputetë apo kryetar bashkisë, propozimi për ta duhet që të vinte tek Komiteti Nismëtar. Kemi një precedentë të tillë, kështu që duke respektuar këtë precedentë, me keqardhje më të madhe, por nuk mund ta regjistrojmë si kandidat. Natyrisht keni gjithë të drejtën për ta kontestuar këtë vendimmarrje, por në precedentin e regjistruar, nuk mund ta regjistrojmë kanidaturën tuaj”, tha Celibashi.

Ndërsa Nika më herët pretendoi se e lejon ligji për të zgjedhur me votë që ai të regjistrohet për zgjedhjet e 9 nëntorit. Sipas tij, me një vërtetim nga instucionet e tyre, mund të regjistrohen duke mbajtur një mandat mbi gjashtë muaj

“Në radhë të parë mua ma lejon ligji, pasi ti e ke të shprehur shumë të qartë, neti 70 pika 4, shkruhet, kandidatët që janë kryetarët e Bashkive, anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe deputetët. Me një vërtetim nga instucionet e tyre, mund të regjistrohen duke mbajtur një mandat mbi gjashtë muaj. Është e shkruajtur shumë qartë, nëse do të ishte në pikën 4, nuk do të shkruhej heqja e pikës 3, atëherë këtu do të kishim nevojë për interpretim, por gjëja është shumë e qartë”, tha Nika.

3 kandidatë do të jenë në Cërrik e Mat, ndërsa në Berat kandidojnë përballë njëri tjetrit Ervin Ceca i PS dhe Pavlo Shkarpa i pavarur (mbështetur nga PD). Ndërsa në Tepelenë, rivali i Gramoz Sakos Gabriel Guma u regjistrua ndonëse figuron i dënuar për shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor‘ dhe drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt.

"Kandidati i pavarur i mbështetur nga PD në Tepelenë, Guma rezulton i dënuar, për shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor‘ dhe ‚drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt‘, me 1 vit e 4 muaj burgim!", tha administrata e KQZ-së.

Sipas mbrojtësit të tij ligjor, dënimi i Gumës është konvertuar në shërbim prove, ndaj nuk është në kushtet e ndalimit të kandidimit.

“Ndaj tij është aplikuar një nga format e tjera alternative të dënimit. Nuk ka bërë asnjë ditë burg. Ndaj nuk është në kushtet e ndalimit të kandidimit”, tha përfaqësuesi i tij Marsh Logu.

Ndërsa kreu i KQZ-së Ilirja Celibashi, vendosi regjistrimin e Gumës, pasi sipas tij, koha nuk është e mjaftueshme dhe se do t’i kërkojnë institucioneve përgjigje për cështjen e Gumës.

"Vendosim regjistrimin dhe meqenëse koha nuk është e mjaftueshme për të marrë përgjigje për të gjitha cështjet, do ti kërkojmë drejtorisë së burgjeve dhe prokurorisë së përgjithshme, dhe më pas do të shohim sesa janë të përputhshme argumentet tuaja", tha Celibashi.

12 kandidatët e regjistruar për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit: 
Kandidatët për Bashkinë Vlorë

Brunila Mersini-PS
Dionis Sota- I pavarur (mbështetur nga PD)

Kandidatët për Bashkinë Berat

Ervin Ceca- PS 
Pavlo Shkarpa- I pavarur (mbështetur nga PD)
Kandidatët për Bashkinë Tepelenë
Gramos Sako- PS
Gabriel Guma- I pavarur (mbështetur nga PD) regjistrohet

Kandidatët për Bashkinë Cërrik

Florenc Doka- PS
Eligert Hima- Shqipëria Bëhet
Amarildo Hoxha- I pavarur (mbështetur nga PD)

Kandidatët për Bashkinë Mat 

Altin Bojni- PS regjistrohet
Suzana Pasha- E pavarur (larguar nga PS)
Eduart Brahilika- I pavarur (mbështetur nga PD)

kqz zgjedhjet e pjesshme

Lini një Përgjigje