TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Tetor 2025, 11:30

Vendi që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti
Vendi që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e
Edi Rama në Berlin/ Getty Images

Kryeministri Edi Rama fluturoi në Berlin dy ditë më parë për të marrë pjesë në një forum të përvitshëm që quhet Berlin Global Dialogue. Shefi i qeverisë i bëri jo pak jehonë aktivitetit dhe sigurisht vendit të tij të veçantë në të.

"Në Berlin Global Dialogue (BGD) - forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes  ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen," shkroi Rama në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Rreshtimi i Ramës krah Von der Leyen si dy folësit më të rëndësishëm të takimit, sigurisht që shkon në linjën e propagandës agresive të një udhëheqësi që respektohet gjerësisht në Europë. Dhe Edi Rama i ka mëshuar jo pak kësaj linje, madje edhe publikisht. Por ka respekt e respekt.

Berlin Global Dialogue është një aktivitet i përvitshëm, i cili bashkon udhëheqës të sektorit publik dhe atij privat nga e gjithë bota. Ky forum organizohet nga një ekonomist gjerman i quajtur Lars-Hendrik Röller.

Zoti Röller ka qenë këshilltari ekonomik i Angela Merkel për shumë vite në qeverisjen e saj. Ndërsa sot ai është në borderonë e Edi Ramës.

Dy vjet më parë, qeveria miratoi një vendim të posaçëm, i cili i lejonte kryeministrit të paguante këshilltarë deri në 10 mijë euro në muaj. Zoti Röller ishte një nga përfituesit e këtij vendimi dhe sot qeveria shqiptare i paguan atij 120 mijë euro në muaj nga paratë e qytetarëve për të këshilluar Edi Ramën.

Punëdhënësi dhe punëmarrësi

Vendi që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e

Publikisht nuk dihet se çfarë këshillash i jep zoti Röller, kryeministrit të Shqipërisë. Por me sa duket bashkë me këto këshilla, Edi Rama ka marrë në ofertë edhe një vend në forumin e nivelit të lartë, të cilin e shet si dëshmi të respektit dhe ndikimit të tij në Europë. Dhe ky nuk është rast i izoluar.

Nga milionat për të panginjurin Tony Blair, fshatrat turistikë të D'Alemas mbi tokat e falura shtetërore e deri tek pagat në stilin e bonuseve të Wall Street-it për Larsët, qeveria e Shqipërisë është shndërruar në një makineri të fuqishme korruptimi për politikanët e lartë të Europës.

Dhe ndërsa Edi Rama blen influencë në Europë, qytetarët shqiptarë paguajnë nga xhepat e tyre të varfër faturën miliardere të respektit për liderin global./ Kapitali.al

edi rama e blen 120 mijë euro në vit rama-roller

3 Komente

  1. N
    Nasi

    Ju te gazetes Pamfleti keni punuar ndonjehere jashte??C’jane keto shkrime pa buksash. Eshte normale te paguash , te shperblesh, te dhurosh ne Europe e boten kapitaliste. Si do zesh miq ? Duke i care trapin me moral kur paraja eshte e vetmja force qe njohin. Do vend, do respekt, do te te marrin seriozisht , thjesht duhet te paguash. Kush ka kohe te merret me vende si tonat .

    1. N
      Nasi pabuksi

      Nasi njeri me nje neuron,dakord te paguaje edhe 20.000 muaji po te beje transparenc pse e paguan kete person qe te shkollohemi dhe ne dhe te japim keshilla.

      1. E
        Ervis

        Mendoj se ka gabim ne shkrim, nqse VKM i lejon deri ne 10 mije euro ne muaj atehere eshte 120 mije euro ne vit! Mendoj se eshte shume e arsyeshme, duke qene se jam rekrutues nderkombetar kjo pagese eshte as e larte dhe as e ulet! Pjesemarrja e Shqiperise duhet. Korrupsioni i larte eshte ne te tjera gjera qe i bitis Balluku! Dhe ato qe ka vjedhur lali me lejet! Plus dhe KM qe nga koncesionet me Manastirliun, Inceneratoret, etj. pa fund qe Duman fshatari nuk i hetoi se s’ka kellqe!

        Lini një Përgjigje