TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Tetor 2025, 11:17

Rinasi, aeroporti i parë në Europë ku s'do ketë kontroll pasaporte!

Shkruar nga Pamfleti

Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi se nga fillimi i vitit 2026 do të jetë gati për qytetarët mjeti i Identifikimit Digjital, kreu i qeverisë tha sot se po përgatitet edhe një tjetër inovacion, porta digjitale e hyrjes në aeroportin e Rinasit.

Rinasi, aeroporti i parë në Europë ku s'do ketë
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij  “Flasim” foli edhe për një risi që pritet të impelmentohet në vendin tonë nga janari 2026.

Kryeministri Edi Rama shtoi se po përgatisin edhe një tjetër inovacion, portën dixhitale të hyrjes në aeroportin e Rinasit.

Rama tha se nuk do të jetë më e nevojshme ndalesa për kontroll pasaporte, por udhëtarët mund të kalojnë përmes një porte dixhitale së cilës i mjafton pamja e udhëtarit për të verifikuar identitetin e tij.

“Një tjetër inovacion i bukur që po përgatisim është hyrja në Shqipëri nga aeroporti “Nënë Tereza” pa asnjë ndalesë dhe pa kontroll pasaporte, por përmes një porte digjitale, të cilës i mjafton pamja jote për të verifikuar identitetin tënd, duke e lidhur atë elektronikisht me biletën dhe me të dhënat e tua. Kështu, aeroporti i Tiranës, tashmë i mirënjohur si një nga të parët aeroporte në Europë me kontroll digjital të pasaportave, do të jetë i pari aeroport në Europë me portën digjitale të hyrjes. Kjo falë bekimit të teknologjisë digjitale, e cila u jep mundësi vendeve në zhvillim të bëjnë kapërcime epokale që, përndryshe, do të ishin të pamundura”, theksoi Rama.

Duke folur për portofolin e identitetit digjital, që pritet të zbatohet në vendin tonë nga janari 2026, dhe do të përfshijë të gjithë dokumentet personale si karta e identitetit, leja e drejtimit, diploma apo certifikata të ndryshme, Rama tha se edhe Shqipëria është një vit para BE-së në këtë drejtim.

“Kur koncesioni i hershëm i kartave të identitetit përfundoi, ne morëm përsipër një sfidë të madhe: krijimin e një kompanie shtetërore për prodhimin e kartave të identitetit, më të mira dhe më të lira se të mëparshmet. Kompania Identitek e përballoi me sukses këtë sfidë dhe tashmë është angazhuar për sfidën e re të identitetit digjital, pra kalimin e kartës së identitetit në celular apo kompjuter dhe funksionimin e saj si një portofol digjital shumëfunksional.

Edhe Bashkimi Europian po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur vitin 2027 si afatin për futjen e identitetit digjital në jetën e përditshme të Europës. Shqiptarët do ta kenë gati identitetin e tyre digjital në fillim të vitit 2026.", tha Rama.

 

rinasi do të jetë i pari aeroport në europë kontroll pasaporte

8 Komente

  1. a
    autori

    Nuk jane keto qe vuan qytetari shqiptar dhe as ai boteror Shume mire ishin vulat e i kishim kujtim Cfare ndryshon ne mirejetesen e perditeshme kur vendi e qytetari vidhet e shitet

    1. T
      Tng

      Kuj ja ja kerkone keta Jane super hajduta…!!

    2. D
      Digital

      Kontroll i plote i shtetit mbi individin … by by pivatesi!

      1. F
        Foni

        Ka një të mirë se po të humbi celulari ikin dhe tëdhënat personale të dokumenteve bashkë me celuluarin. Nuk e di se a mund të përdren nga mafiozët, të cilë do synojnë për celularët e personave VIP. Sa për mirëjetesën e njerëzve as që ka ndonjë ndikim për përmirësim, është ZERO ndikimi. Prandaj qytetarët kërkojnë punë, siguri jete, pensione, pra rritje e mirëqënies së përditëshme dhe jo me mashtrime bonusesh.

        1. D
          Dardani

          Deri sa te kesh delet qe te ju votojn juve dhe pd Shqiptaret do vuajn per buken e gojes ! Vetem ndryshimi ndryshon Shqiperine. Duhet te fillohet nga Binaj e ti heqim qafe kto mbeturina te komunizmit. Dhashte zoti e zene mend delet.

          1. K
            Kujtim

            Mu kujtua komenti i nje mikut tim per nje njeri icili kishte pantallonat te arnuar por mbante syze dielli ne kohen e djallit ku ketosyze njiheshin si luks. Ai i tha: syte perpjete,e by...tha çjerre. Lerini more pallavrat dixhitale po ushqeni popullin,arsimojeni,mbroni interesat kombetare,krijoni punesom etj etj

            1. D
              Drita

              Do ishte mire te vendoseshin neper gjykata per te rritur sigurine

              1. a
                arben

                e para nuk je i pari ne erop qe pasagjert nuk kontrodhuhen nga policija kufitare Anglia ika tash 5 vite ose me shum e E dytyta nuk e kuptoj seku esht arritja e Qeveri qe plase tu hap bythesh sikur cfar keba Bjer noj Fabrik ose Biznes qete rrin Populli ne Shpija te Veta dhe te Punojn e jetojn si njerz Kjo do ishte Arritje per nje Qeveri qe Normale qe ndimon Popullin e Vet

                Lini një Përgjigje