TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Tetor 2025, 10:44

Identiteti dixhital, Rama jep detajet: Kusht nga BE, kartat e ID do të kalojnë në celular!

Shkruar nga Pamfleti
Identiteti dixhital, Rama jep detajet: Kusht nga BE, kartat e ID do të
Edi Rama

Në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka folur për identitetit digjitale.

Ai u shpreh se karta e identitetit tashmë mund të mbahet në celulare ose kompjuter dhe do të ketë funksionimin e saj si një portofol digjital shumëfunksional.

Ai gjithashtu foli dhe për një inovacion në aeroportin “Nënë Tereza”, me një portë digjitale që do të shmangë kontrollin e pasaportave dhe do të mjaftojë vetëm pamja për të verifikuar identitetin.

“Kur koncesioni i hershëm i kartave të identitetit përfundoi, ne morëm përsipër një sfidë të madhe: krijimin e një kompanie shtetërore për prodhimin e kartave të identitetit, më të mira dhe më të lira se të mëparshmet. Kompania Identitek e përballoi me sukses këtë sfidë dhe tashmë është angazhuar për sfidën e re të identitetit digjital, pra kalimin e kartës së identitetit në celular apo kompjuter dhe funksionimin e saj si një portofol digjital shumëfunksional.

Edhe Bashkimi Europian po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur vitin 2027 si afatin për futjen e identitetit digjital në jetën e përditshme të Europës. Shqiptarët do ta kenë gati identitetin e tyre digjital në fillim të vitit 2026.

Një tjetër inovacion i bukur që po përgatisim është hyrja në Shqipëri nga aeroporti “Nënë Tereza” pa asnjë ndalesë dhe pa kontroll pasaporte, por përmes një porte digjitale, të cilës i mjafton pamja jote për të verifikuar identitetin tënd, duke e lidhur atë elektronikisht me biletën dhe me të dhënat e tua.

Kështu, aeroporti i Tiranës, tashmë i mirënjohur si një nga të parët aeroporte në Europë me kontroll digjital të pasaportave, do të jetë i pari aeroport në Europë me portën digjitale të hyrjes.

Kjo falë bekimit të teknologjisë digjitale, e cila u jep mundësi vendeve në zhvillim të bëjnë kapërcime epokale që, përndryshe, do të ishin të pamundura”, tha Rama.

identiteti dixhital rama

1 Komente

  1. R
    Ram Kakërdhija

    Ver një mut të madh në aeroport dhe jepe lajmin nëpër gazeta o bastardh që nuk le gjë pa vjedhë në këtë vend. Do të mbetet emri në histori si kryehajduti qeverisës më i madh që ka parë ky vend.

    Lini një Përgjigje