
Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti është shprehur se sipas tij nuk është ende momenti që Sali Berisha të largohet nga drejtimi i PD, ndonëse mori një rezultat shumë zhgënjyes në zgjedhjet e 11 majit.
Alimehmeti tha se Berisha gëzon ende mbështetje në bazë, teksa kritikoi sistemin zgjedhor, që në fakt u miratua nga të dyja forcat kryesore në vend.
“Brenda këtyre zgjedhjeve disa qarqe shkuan më keq se të tjerat. Berisha nuk duhet të iki. Jo mendoj që jo në këto momente. Kjo shkon ka mbështetje apo jo nga anëtarësia. Unë që vij nga terreni, mendoj që nëse është puna për të gjetur klauzola... Duket sikur problemi në këtë vend është PD. Nëse do ishte kështu që PD i ka të gjitha fajet, po pati dhe 9 forca të tjera dhe shumë oferta të tjera. PS nuk e duan, PD nuk e duan. Nuk të lë sistemi, bëj çfarë të duash. Po merremi me të dytën pa zgjidhur të parën. Sistemi është bërë gabim. Kur është bërë ka pasur zëra kundër”, tha Alimehmeti.
Z.Alimehmeti! A nuk ishte marrëveshja Berisha- Rama e vitit 2008 ajo që i privojë qytetarët të zgjedhin në Parlament përfaqësuesit e tij më të spikatur? A nuk ishte kjo vendimarrje e dy krerëve, ajo që i privojë (PD) gati 10 deputet vetëm nga listat e mbyllura? Po Ju personalisht, jashtë listave të mbylluara, i pa preferuar nga z.Berisha i qëndroni lepe peqe "Kënetës". PD e ka nevojë ulëritëse riformatimin , nëse nuk keni vendosur ta 'shuani atë prak'. Apo ortaklliku me PS( rilindjen) ju intereson të gjithëve?
Nje dore qe s'kafshohet puthet thote fjala e urte. Alimehmet kur nuk ke kellqe perse nuk rrin rehat ne shtepi e te shohesh TV