TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Tetor 2025, 20:36

“Kemi këndvështrime të ndryshme”, Rama vijon të sulmojë Kurtin: Topin t’ia lërë Serbisë

Shkruar nga Pamfleti

“Kemi këndvështrime të ndryshme”, Rama vijon të

Madje kryeministri nuk është penduar për asnjë deklaratë ndaj kreut të qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Edi Rama ka folur për raportet e "ftohta" me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Rama në një intervistë për "Deutsche Welle" u mundua të justifikojë kritikat, ku tha se ka një marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin në aspektin personal, por kanë dallime mes tyre në këndvështrime.

Mirëpo teksa foli për dialogun Kosovë-Serbi, Rama vijoi retorikën sulmuese ndaj Kurtit, ku tha që ky i fundit t’ia topin në derë Serbisë. 

Madje kryeministri nuk është penduar për asnjë deklaratë ndaj kreut të qeverisë së Kosovës.

"Unë nuk u heq asnjë presje atyre që kam thënë, se s’jam pishman për ato që kam bërë", u shpreh Rama.

Ndër të tjera ai shtoi se në të gjitha aspektet e bashkëpunimit me Kosovën, përfshirë atë ndërshtetëror, është arritur përparim i konsiderueshëm dhe po punohet bashkërisht për projekte madhore.

Kjo është e pavërtetë, për faktin se unë me Albinin kam një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, por kemi dallime të pashmangshme në këndvështrime, dhe këto dallime i ndajmë në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Në të gjitha aspektet e bashkëpunimit me Kosovën, në bashkëpunimin ndërshtetëror, kemi bërë goxha përparim, dhe jemi duke punuar bashkërisht për një vepër madhore siç është hekurudha Durrës-Prishtinë”, u shpreh Rama.

Rama më tej tha se tha etiketimet ndaj tij,  vijnë nga shtytje të brendshme që janë të lidhura me kujtime të një kohe tejet dramatike e tragjike të popullit të Kosovës. Teksa tha  se nuk ka asnjë shqetësim për këto etiketime.

Unë, t’ju them të drejtën, i mirëkuptoj të gjitha ato që më janë vendosur si etiketa, sepse burojnë nga arsye dhe, kështu që nuk i marr me të keq. Për më tepër pastaj që unë jam mësuar me këtë dhe nuk kam asnjë shqetësim me asnjë lloj etiketimi, sepse raporti im është me të vërtetën dhe me njerëzit që më besojnë, nuk është me nevojën që të gjithë të jenë dakord apo të pëlqejnë atë që e bëj unë.

Nga ana tjetër, unë nuk u heq asnjë presje atyre që kam thënë, se s’jam pishman për ato që kam bërë, sepse të gjitha i kam bërë nga interesi kombëtar dhe ai i Shqipërisë.

Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë, në kuptimin që duhet të përmbush në mënyrë unilaterale të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lë topin në derë Serbisë, duke i thënë Evropës, të gjitha vendeve të Evropës dhe atyre vendeve që s’e njohin akoma, që jam kush jemi ne, i përmbushëm, i firmosëm, tani shkoni merreni firmën e Serbisë. Por, duhet të shkëputet totalisht nga Serbia dhe nuk duhet të jetojë me idenë e Serbisë”, tha Rama.

Sa i përket integrimit të Shqipërisë në BE, Rama tha se duhet të mbushim të gjithat detyrat që ka ky proces dhe kemi një kalendar shumë ambicioz të dakordësuar me Komisionin Europian për t’i përmbushur detyrat brenda vitit 2027.

Sfida është që të mbushin të mbushim të gjithat detyrat që ka ky proces dhe kemi një kalendar shumë ambicioz të dakordësuar me Komisionin Europian për t’i përmbushur detyrat brenda vitit 2027 dhe për ta vendosur Komisionin Europian në pozicion që të iu thotë vendeve anëtare që Shqipëria i ka kryer me sukses negociatat dhe pastaj kemi planifikuar një tjetër dy vjeçar për ratifikimin në të gjitha vendet anëtare. Mund të të jetë më shpejt, por e kemi vendosur maksimumin dhe prandaj kemi 2030 si datë. Nuk është afat imagjinar ose një afat i vendosur nga dëshira por është një afat i vendosur bazuar mbi këtë që të thashë.”, tha ai për DW.

 

Lini një Përgjigje