TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Tetor 2025, 19:18

Përmbytjet në Vaun e Dejës, Boçi: Pasojë e korrupsionit të pushtetit lokal dhe qendror

Shkruar nga Pamfleti

Përmbytjet në Vaun e Dejës, Boçi: Pasojë e

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka folur lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet ditën e sotme. Ai tha se mjaftuan vetëm pak orë shi në Qarkun e Shkodrës, që Bashkia e Vaut të Dejës të përmbytej.

Boçi u shpreh se vendi përfundon në këtë gjendje si pasojë e papërgjegjshmërisë, paaftësisë, keqadministrimit dhe korrupsionit të pushtetit lokal dhe atij qendror.

Ai thekson se kryebashkiaku Shkreli justifikohet se projekti është ndërhyrë në argjinaturat e tij, ndërsa qeveria ia le topin pushtetit lokal.

“U deshën vetëm pak orë shi stinor në Qarkun Shkodër, Bashkinë Vau Dejës, për të trajtuar papërgjegjshmërinë, paaftësinë, keqadministrimin e korrupsionit të pushtetit lokal dhe atij qendror.

Përroi i Glinës ka përmbytur qindra shtëpi e po rrezikon jetë njerëzish, jo sipas justifikimit se “natyra po sulmon”, por sipas realitetit që nuk është marrë asnjë masë paraprake investuese për t'u mbrojtur.

Kryebashkiaku Shkreli justifikohet se projekti është ndërhyrë në argjinaturat e tij, nga 5 vite nuk ka marrë dritë jeshile nga Rama.

Ndërsa qeveria ia le topin pushtetit lokal. Ky i fundit fondet e veta i shkriu për fushatë me fryrje pune të pajustifikuara e rrugës zgjedhore e tani ka ngelur me sytë nga qielli.

Përpos kësaj, mundet me shtratin të jetë lejuar “pa duar”, për qëllime fitimi dhe vota nga të dyja pushtetet.

Prandaj është kjo gjendje e papërgjegjshme nga pushtetet që rrezikon, nëse do të rimëkëmbet, do të kthehet në një katastrofë. Pasojat e korrupsionit bien gjithmonë mbi qytetarët. Ndërhyrjet emergjente për më të keqen, duhet të jetë pa vonesa dhe me kapacitetet e duhura.

Përgjegjësit e nuk mund t'ia hedhin me justifikime dhe me ngritje shpatullash”, shkruan Boçi.

Lini një Përgjigje