TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2025, 09:25

Edi Paloka i përgjigjet Ramës: Binaj të paktën të bën për të qeshur, me ty kemi 13 vite që qajmë

Shkruar nga Pamfleti
Edi Paloka i përgjigjet Ramës: Binaj të paktën të
Berisha dhe Paloka

Partia Demokratike i ka dalë në mbrojtje kandidatit të pavarur për Tiranën, Florjan Binaj, për të cilin ka shprehur mbështetje të plotë.  

Edi Paloka thotë se Binaj të paktën i ka bërë shqiptarët për të qeshur, kurse Rama për të qarë. 

“Ashtu sic pritej, Rama komentoi sot kandidaturen e Florjan Binajt duke u shprehur me ironi se opozita “zgjodhi nje aktor humori… që bën për të qeshur…” 

Binaj është vërtet aktor humori dhe i bën njerzit për të qeshur, po ne jemi të vetmit në botë që kemi në krye një lolo, një klloun, që prej 13 vitesh nuk bën për të qeshur, po për të qarë shqiptarët”, shkruan Paloka. 

Në podkastin e kësaj të diele, Edi Rama nuk e ka kursyer ironinë për kundërshtarët, duke thënë se opozita do të humbë sërish në garën për Bashkinë e Tiranës, sepse socialistët kanë kandidaten më të mirë, Ogerta Manastirliun. 

 

 

edi paloka i përgjigjet ramës rama-flor binaj

Lini një Përgjigje