TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2025, 08:02

Nga zyrat e Berishës drejt bashkive të Ramës/ Gazetari: Baza e PD, e zhgënjyer

Shkruar nga Pamfleti
Nga zyrat e Berishës drejt bashkive të Ramës/ Gazetari: Baza e
Rama dhe Berisha

Gazetari Anesti Barjamemaj komentoi për ‘Newsroom’ zhvillimet e fundit në selinë blu dhe rrokadën institucionale të demokratëve nga zyrat e Berishës në bashkitë e Ramës.

Barjamemaj tha se baza e demokratëve ka qenë e lodhur prej shumë kohësh dhe se drejtuesit e saj po zhgënjehen. Më tej, gazetari shtoi se pranimi i ofertave nga demokratët drejt posteve të ofruara nga partia në pushtet do të krijojë një frymë të re në PD duke e dëmtuar atë.

”Baza ka qenë e lodhur prej kohësh, problemi është që po ajka e PD dhe drejtuesit e saj po zhgënjehen. Kjo tregon që demokratët kanë qenë të etur për pak pushtet dhe cdo gjë që u ofrohet e pranojnë, kjo ka ndodhur dhe në Vlorë dhe Elbasan.

Zheni Gjergji ka pasur komisionin e shëndetësisë, ka denoncuar shumë skandale, ka bërë dhe interpelancë dhe tashmë atë sistem që e sulmonte është koka e sistemit. Kjo gjë e dëmton PD sepse krijon dhe frymën në PD që cdo ofertë që vjen shkoni. Mund të ketë një rrjedhje masive nëse vijon kjo gjë.”, tha ai.

 

baza e pd nga zyrat e berishës drejt bashkive të ramës

Lini një Përgjigje