TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Tetor 2025, 10:48

Deputetja e PS jep dorëheqjen nga mandati

Shkruar nga Pamfleti

Deputetja e PS jep dorëheqjen nga mandati

Deputetja socialiste Brunilda Mersini ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetes së Qarkut Vlorë.

Pas largimit të socialistes si deputete, KQZ është njofuar të shpallë vakancën dhe zëvendësimin e saj.

“Deputetja Brunilda Mersini ka depozituar në Kuvend dorëheqjen nga mandate i deputetit. Për krijimin e vakancës është njoftuar KQZ”, tha kryeparlamentari Niko Peleshi në seancën e sotme parlamentare.

Mersini hoqi dorë nga mandati pasi kandidon në garën për kreun e Bashkisë Vlorë, në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

Mersini është miratuar nga KQZ si kandidate për kryetare bashkie për zgjedhjet në Bashkinë Vlorë.

brunilda mersini partia socialiste

Lini një Përgjigje