TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Korrik 2025, 21:19

Pazare brenda PS për mandatet? Tërhiqet Maldrita Bardho, Zegjine Çaushi rikthehet në Parlament

Shkruar nga Pamfleti

Pazare brenda PS për mandatet? Tërhiqet Maldrita Bardho, Zegjine

Në 11 maj, Çaushi ishte një nga emrat që mori mandatin nga rradhët e PS-së me një diferencë të vogël votash me Bardhon. Me hapjen e kutive në Fier, pas vetos së dy anëtarëve të KAS, i vetmi ndryshim që prodhoi rinumërimi, edhe pse pritej që 'Nisma Shqipëria Bëhet' të merrte një mandat duke ia zbritur PS-së, ishte zhvendosja e emrave në listën e PS-së, nga Çaushi te Bardho...

Zegjine Çaushi, e cila u bë e njohur për videot ngacmuese ndaj Gazment Bardhit, gjatë fushatës së 11 majit, duket se do të jetë sërish pjesë e Parlamentit, edhe pse nga rinumërimi ajo humbi avantazhin me vota ndaj kandidates tjetër Maldrita Bardho.

E ndërsa kjo e fundit me vetëm 10 vota diferencë i zuri vendin Çaushit në renditjen e listës së kandidatëve, duket se pak orë më pas Bardho, e diplomuar për farmaci, ka zgjedhur të mos pranojë mandatin.

E në këtë mënyrë, fati i buzëqesh sërish Çaushit.

Gjithçka që mund të kjetë ndodhur në këto orë të pasdites as më shumë e as më pak mund të jetë një pazar brenda rradhëve të socialistëve.

Në 11 maj, Çaushi ishte një nga emrat që mori mandatin nga rradhët e PS-së me një diferencë të vogël votash me Bardhon. Me hapjen e kutive në Fier, pas vetos së dy anëtarëve të KAS, i vetmi ndryshim që prodhoi rinumërimi, edhe pse pritej që 'Nisma Shqipëria Bëhet' të merrte një mandat duke ia zbritur PS-së, ishte zhvendosja e emrave në listën e PS-së, nga Çaushi te Bardho.

E ndërsa pritej që kjo e fundit të ishte pjesë e Kuvendit të ri, në orët e mbrëmjes njoftoi se nuk do e pranonte mandatin. Ndoshta kjo ka lidhje me urdhërin e dhënë nga Edi Rama, kur kandidatët e parë të PS-së pas 11 majit, ngritën pretendime për manipulime votash preferenciale, por pak orë më pas u tërhoqën. Por ndoshta mund të jetë edhe një pazar politik në qarkun e dytë më të madh në vend, atje ku për herë të parë socialistët e drejtuar nga Belinda Balluku si drejtuese Politike thyen edhe rekordet e Gramoz Ruçit, duke marrë plot 12 mandate nga 16 të mundshmet. 

“Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit,  për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat”, shkruan Bardho në një reagim në rrjetet sociale.

Postimi nga Maldrita Bardho

Pasi ndoqa me vëmendje rinumërimin e votave për qarkun Fier, ndihem e lumtur dhe e nderuar që kontributi im i gjatë në Partinë Socialiste është vlerësuar nga bashkëqytetarët e mi dhe ata më kanë konsideruar të denjë për ti përfaqësuar në parlamentin shqiptar.

Megjithatë, unë kam marrë një vendim të rëndësishëm, që kam dëshirë ta ndaj me të gjithë, një vendim që e kam marrë përpara se të niste rinumërimi dhe që sot m’u përforcua përfundimisht.

Unë do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, me të gjithë mundësitë e mia, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar.

Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit,  për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat.

Ju falenderoj nga zemra thellësisht dhe do të jem aty për të gjithë ju që më votuat, me të njëjtin entuziazëm dhe forcë që vetëm ne socialistët kemi!

Lini një Përgjigje