TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Korrik 2025, 20:34

Telefonatat në media, Metës i ndalohet çdo kontakt me gazetarët; ish-presidenti: Tani do të flas me letra publike

Shkruar nga Pamfleti

Telefonatat në media, Metës i ndalohet çdo kontakt me

Ilir Meta është ndëshkuar sërish për telefonatat që zhvillon në televizione. Edhe pse është në qeli, ish-presidenti ka pasur telefonata live në studio dhe kjo ka bërë që të ketë masë ndëshkimore nda tij. Në një status në rrjetet sociale, ai shprehet se i është ndaluar totalisht kontakti me median dhe tani do të nisë një rubrikë të re komunikimi, atë të letrave publike.

Postimi i plotë

Të dashur miq,

Sot u thirra sërish para një Komisioni Disiplinor, si gjyq ushtarak, për një gabim “shumë të rëndë”: Dje dhashë një intervistë në mesditë për gazetaren Aida Tancica në MCN TV, nga telefoni i Avokatit tim, Kujtim Cakrani.

Kur herën e parë fola me gazetaren Beti Njuma, më thanë ke shkelur rregulloren se ke folur pas orës 20:00, ndërkohë sot u thirra nga “Disiplina” për arsyen e vërtetë, se nuk duan të komunikoj me gazetarët.

Çfarë dallkaukësh! Mirë që  ping-pongun ma kanë ndaluar, por tani duan të më ndalojnë edhe lirinë e fjalës.

Nuk mbaron me kaq.

Po sot, më në fund pas 20 ditësh, më lanë të takohesha me motrën dhe dy nga tre fëmijët. U mërzita fillimisht kur në takim pashë vetëm motrën dhe dy vajzat, por jo djalin.

Më sqaruan se Besi po priste jashtë se rregullorja nuk lejon më shumë se 3 veta në takim, kur ndërkohë gjatë 8 muajve, në një takim në javë që kam bërë me familjarët, siçdo i paraburgosur tjetër, i kam takuar të 4-ët bashkë.

Në këto kushte, kur masat represive përforcohen çdo ditë me risi, kam vendosur të realizoj një formë të re komunikimi me publikun, me letra të hapura.

Nesër, letra e parë e hapur, do të jetë për Z. Arben Ahmetaj.

Lini një Përgjigje