
Kryeministri Edi Rama e ka mbajtur premtimin që i bëri kandidates së PS në Vlorë, Ina Mjako. Kjo e fundit kandidoi për deputete si përfaqësuese e komunitetit rom, por nuk u zgjodh dot. Rama i premtoi se do ta bëjë pjesë të qeverisë nëse nuk fitonte.
Me një vendim të Këshillit të Ministrave të publikuar ditën e sotme, Ina Majko është emëruar në detyrën e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6, pika 2, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit Edi Rama.
Për t’i hapur vendin Majkos, është marrë po ashtu vendimi për shkarkimin nga pozicioni i zv/ministrit të Shëndetësisë për Niko Hykën.
Lini një Përgjigje