TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Korrik 2025, 15:18

Përmbyset rezultati në Fier, Zegjine Çaushi humbet mandatin; pritet rinumërimi i kutisë së fundit

Shkruar nga Pamfleti

Përmbyset rezultati në Fier, Zegjine Çaushi humbet mandatin;

Një përmbysje e beftë ka ndodhur në qarkun e Fierit, ku rinumërimi i votave nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka përmbysur rezultatin fillestar të zgjedhjeve për deputetë brenda Partisë Socialiste.

Në fokus të këtij “dueli të brendshëm” janë dy kandidate socialiste: Zegjine Çaushi dhe Maldrita Bardho. Më 11 maj, Çaushi u shpall fituese me 64 vota më shumë se Bardho. Por, kërkesa për rinumërim e paraqitur nga iniciativa “Shqipëria Bëhet” ka ndryshuar totalisht lojën; pas hapjes së pothuajse të gjitha kutive, Bardho ka dalë përpara me 9 vota. Çaushit i hiqen 47 vota, ndërsa Bardhos i shtohen 26 vota, duke ngushtuar diferencën mes tyre. 

Ndërkohë, ka mbetur për t’u hapur vetëm kutia e fundit, e cila do të përcaktojë nëse Çaushi do humbasë mandatin, duke i dorëzuar vendin Bardhos.

Lini një Përgjigje