TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Korrik 2025, 18:18

Zegjine Çaushi humbi mandatin, ironia e Irena Beqiraj: Helm e vrer do jenë bërë profesorët e Akademisë, sa fat ke more Gazooo

Shkruar nga Pamfleti

Zegjine Çaushi humbi mandatin, ironia e Irena Beqiraj: Helm e vrer do

Zegjine Çaushi, e cila garonte në listën e socialistëve të Fierit për deputete në 11 maj, humbi mandatin pas rinumërimit të votave në këtë qark.

Grupet e rinumërimit vlerësuan disa dhjetra vota që Zegjinesë, e cila u bë e famshme për videot në drejtim të Gazment Bardhit, i ishin akorduar vota të pamerituara nga numëruesit e PS-PD.

Ndërkohë Irena Beqiraj, ish-zv.ministre e Financave në një prej qeverive të Edi Ramës, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar me ironi, ndërsa shkruan se “përfaqësimi në Kuvend nuk ka më asnjë vlerë, por kisha dëgjuar që Zegjineja ishte studentja për "Lehjen" më të mirë në Akademinë e Partisë Socialiste”.

Në vijim, Beqiraj shkruan se lajmi për humbjen e mandatit nga Zegjineja do të ketë bërë helm e vrer të gjithë profesorët e Akademisë.

Ndaj helm e vrer do të ketë bërë ky lajm gjithë profesorat e Akademisë!

Ai zjarri në përrua

Kur u ndez e kur u shua?!

PS......." O Gazoooo"  sa me fat je more djalë!”, shkruan Beqiraj në rrjetet sociale.  

Lini një Përgjigje