TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2025, 17:29

Pas ndërtimeve pa leje, Rama i shpall “luftë” bulmetrave pa faturë: Të hënën nis sekuestrimi  

Shkruar nga Pamfleti

Pas ndërtimeve pa leje, Rama i shpall “luftë” bulmetrave

Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë takimit që mbajti me kryetarët e bashkive në Durrës, deklaroi se do të ketë kontrolle të shtuara sa i takon bulmetrave gjatë sezonit.  

Rama  tha se nga dita e hënë e kësaj jave nuk do të ketë më paralajmërime, por direkt sekuestrim të çdo produkti qumështi dhe bulmeti që shitet pa faturë, në mënyrë që të rritet kontrolli për cilësinë. 

“Nga e hëna sekuestrim çdo produkt bulmeti pa faturë në çdo dyqan dhe tregje. Drejtuesit e qarqeve të ulen bashkë me kryetarët e bashkive pa dallim përfshirë dhe ata tre katër miq të mirë që kemi këtu nga dikur opozita, dhe nga që të punojmë për fshatin sepse siç e tha konsensuali Dhimo Kote, domatja dhe gështenja nuk ka parti”,  tha Rama. 

Lini një Përgjigje