
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me kryebashkiakët ka kërkuar shkarkimin e nënkryetarëve në të 61 Bashkitë e vendit, duke i cilësuar ata sit ë përgjumur. Madje në fjalën e tij tha se nënkryetarët e Bashkive po mbahen në këmbë nga kryebashkiakët.
Kështu pas drejtorëve dhe kryetarëve të njësive administrative, Rama ka çuar pak më lart ‘stekën’ duke kërkuar edhe largimin e nënkryetarëve të Bashkive.
Por duket se ky ultimatum i Ramës është kundërshtuar nga të paktën dy Kryebashkiakë, Fisnik Qosja i Kavajës dhe Vangjel Tavo i Himarës. Ky i fundit ka thënë se nënkryetarët i ka të rinj dhe do i testojë, duke shfaqur një lloj rebelimi ndaj Kryeministrit.
Ndërsa Qosja tha se nuk mund të shkarkojë nënkryetarët e Bashkisë bazuar në urdhërat politikë të Kryeministrit. Qosja, një nga të paktit përfaqësues të opozitës që arriti të dalë fitues në zgjedhjet lokale të 2023-it, tha se nuk ka ndërmend të niset nga urdhërat politikë të Edi Ramës, por do të ndalet te performanca e nënkryetarëve dhe çdo zyrtari tjetër në Bashkinë e Kavajës.
Lini një Përgjigje