Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se opozita nuk do të ulet në tryezë me qeverinë për reformën territoriale.
Gjatë një deklarate për mediat, Berisha tha se Partia Demokratike nuk njeh më legjitimitetin e Ramës si kryeministër, duke e quajtur produkt të farsave elektorale dhe manipulimeve shtetërore.
“PD nuk mund të pranojë legjitimitet karrigesh mbi farsa elektorale. Ai nuk ka legjitimitet,” – u shpreh Berisha, duke theksuar se çdo dialog me këtë qeveri është i mbyllur dhe i papranueshëm.
Por, ndryshe nga qëndrimi kundër Ramës, Berisha nuk ka përjashtuar Partinë Socialiste si subjekt politik, duke e pranuar si një faktor në skenën pluraliste shqiptare. Me fjalë të tjera, ai i mbyll derën Ramës, por jo PS-së.
"PD nuk njeh legjitimitetin e Edi Ramës si kryeministër dhe nuk mund të pranojë të ulet me të.
PD nuk mund të pranojë legjitimitet karrigesh mbi farsa elektorale.Ai nuk ka legjitimitet.
Reforma zgjedhore bëhet nga partitë politike. Unë nuk them se PS nuk është një parti e spektrit politik në Shqipëri.Reformën zgjedhore e bëjnë partitë politike, nuk e bën qeveria.Ai po, bëri gjithçka, e anuloi reformën që u arrit, vuri dorën e tij të zezë dhe arriti ato që deshi.
Por reforma zgjedhore është gjithnjë atribut i partive politike.PS është faktor politik i pluralizmit politik në Shqipëri, nuk u përcaktojmë ne kush do zgjedhë kryetar ajo apo kush është kryetari i saj, kështu që me PS ne nuk mund të themi se nuk do ulemi për reformën elektorale.Ka rekomandime dhe ne ato do i shqyrtojmë.Por jo me qeverinë, me qeverinë nuk kemi asnjë punë.Qeveria nuk ka legjitimitet në këto zgjedhje, ka humbur legjitimitetin.", tha Berisha.
Lini një Përgjigje