Argjentina bën mrekullinë në shtesë! Përfundon ëndrra e Egjiptit për të vazhduar më tej në Kupën e Botës
Argjentina bën mrekullinë e madhe në pjesën e dytë ndaj Egjiptit. Kampionët e Botës përmbysin 3-2 Egjiptin dhe presin biletën për në çerekfinale.
Egjipti kaloi në epërsi në minutën e 15-të. Pas një krosimi të Maruan Atia në zonë, Jaser Ibrahim u shkëput mbi Lisandro Martinez dhe me një goditje të saktë me kokë dërgoi topin në rrjetë.
Vetëm tri minuta më vonë, Argjentina pati mundësinë ideale për të barazuar. Pas një faulli të Haisem Hasan ndaj Nikolas Taljafiko, arbitri akordoi penallti, por Lionel Mesi u ndal nga portieri Mostafa Shobeir, i cili priti në mënyrë spektakolare goditjen e kapitenit argjentinas.
Shobeir u shndërrua në protagonist edhe në minutën e 39-të, kur realizoi një tjetër pritje vendimtare, duke ndalur nga afër Julian Alvarez. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal 1-0 për Egjiptin.
Në fillim të pjesës së dytë, Egjipti mendoi se kishte dyfishuar epërsinë. Në minutën e 58-të, Mostafa Ziko dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të ndërtuar mirë dhe asistit të Mohamed Salah, por pas rishikimit të pamjeve me VAR, arbitri e anuloi golin për një faull të Maruan Atia ndaj Lisandro Martinez gjatë aksionit.
Megjithatë, "Faraonët" nuk u dorëzuan. Në minutën e 68-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Haisem Hasan, Mostafa Ziko shënoi sërish, këtë herë me një gol të rregullt, duke i dhënë Egjiptit avantazhin 2-0.
Argjentina reagoi në çerekun e fundit të ndeshjes. Në minutën e 79-të, Kristian Romero ngushtoi diferencën me një goditje me kokë pas një krosimi të Lionel Messit.
Katër minuta më vonë, ishte vetë Mesi që riktheu baraspeshën. Sulmuesi argjentinas realizoi për 2-2 me një goditje të saktë me të majtën nga brenda zonës.
Kështu Mesi bëhet i pari futbollist që humbet dy penallti radhazi në të njëjtin edicion të Kupës së Botës dhe këtu përjashtohet lotaria e serisë së 11 metërshave pas kohës shtesë.
Por jo vetem kaq, argjentinasi arrin në kuotën e 4 penalltive të humbura në kampionatet botërore, ku edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një rekord negativ pasi edhe në këtë rast është i pari futbollist që e arrin diçka të tillë.
Kur ndeshja po shkonte drejt kohës shtesë, Argjentina goditi sërish. Në minutën e dytë shtesë, Lautaro Martinez krosoi në mënyrë të përkryer, ndërsa Enzo Fernandez shënoi me kokë golin e fitores. Egjiptianët protestuan, duke pretenduar faull ndaj Mohamed Salah në nisje të aksionit, por arbitri e konsideroi golin të rregullt dhe ndëshkoi me karton të kuq një anëtar të stafit teknik të Egjiptit për protestat.
Me këtë fitore dramatike 3-2, Argjentina avancon në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e çiftit Zvicër–Kolumbi.
Messi i biri i FIFa-s
Cfare lesh permbysje? Gjith FIFA qenka me argjentinen. Maskarenj njerez.