TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2023, 17:25

Pas disfatës, Mediu nis sulmet ndaj PD: Mban qasje aspak normale ndaj koalicionit, ka shkatërruar vetveten prej 10 vitesh

Shkruar nga Pamfleti
Pas disfatës, Mediu nis sulmet ndaj PD: Mban qasje aspak normale ndaj
Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka deklaruar se në Shqipëri është ende pamundur të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

I ftuar në Euronews Albania, Mediu tha se kjo situatë nuk duhet përdorur si justifikim nga opozita e cila ka për detyrë të shikojë gabimet e saj dhe të krijojë më shumë mundësi që shqiptarët të jenë më të lirë për të shkuar në votime.

Më tej, ai ka theksuar se opozita e ka shkatërruar vetëveten që nga 2013-ta referuar zgjedhjeve të asaj kohe ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama ka shkatërruar sistemin.

“Shqipëria është një vend i cili nuk mund ta zhvillojë dot zgjedhje të lira dhe të ndershme. Opozita në këtë kohë ka shkatërruar veten e vetë që nga 2013, por Edi Rama ka shkatërruar sistemin. Ne i kemi dhënë mundësinë që të bëjë si të dojë e të kontrollojë çdo gjë.

Ne kemi problem me zgjedhjet e lira e të ndershme e për të parë këtë mjafto të shikojmë raportin paraprak të OSBE-së. Kjo nuk duhet të përdoret si justifikim për opozitën, për të parë se ku janë problemet e saj dhe se si duhet të luftojë opozita për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Komisioni për reformën zgjedhore ka kohë që nuk funksionon dhe nuk debaton për çështje të rëndësishme, për faktin se opozita nuk ka gjetur një gjuhë të përbashkët dhe një analizë të thellë, nga pikëpamja ligjore për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme. Duke thënë këtë mendoj e opozita ka edhe probleme të tjera në mënyrën se si bashkëpunon, qasjen që ka në raport me koalicionet, ka lëvizje krejtësisht jo normale.

Ne duhet t’u rikthejmë shqiptarëve të drejtën për votën e lirë, por duhet të ofrojmë një opozitë e cila identifikohet si e djathtë, flas për të djathtën dhe koordinon veprimtarinë e vetë në çdo segment të shoqërisë shqiptare”, tha Fatmir Mediu.

fatmir mediu opozita zgjedhje

Lini një Përgjigje