TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Dhjetor 2024, 12:56

Pas Braçes, Ina Zhupa përplaset me kreun e grupit të PS: Po ti Niko, i thua gruas tënde ruse?

Shkruar nga Pamfleti
Pas Braçes, Ina Zhupa përplaset me kreun e grupit të PS: Po ti
Niko Peleshi dhe Ina Zhupa

Deputetja Ina Zhupa u përplas edhe me kreun e grupit të PS, Niko Peleshi.

'Po ti Niko, i thua gruas tënde ruse?', i tha deputetja Peleshit teksa ai kërkoi që seanca të ndërpritet derisa deputetja të kërkojë falje.

Deputetja Ina Zhupa iu përgjigj Erion Braçes, duke e etiketuar si ‘kone’ në sallë e Kuvendit, pasi ky i fundit pak më herët i kishte thënë ruse.


"O Erion t'u rrit boja, sa shumë m*t të ha goja", tha Zhupa. 

"E meriton plotësisht. Tani zonja Spiropali dhe Balluku, ke bërë dje një tryezë për dhunën gjinore dhe lejuat që deputeti brace të etiketonte parfumin, thojini dhe nuk reagove. Nëse nuk reagoni mbajeni dhe këtë se e meritoni plotësisht", tha Zhupa. 

Në bllok deputetët e PS dhe ministrat u larguan nga salla, ndërsa Zhupa mbante fjalën në foltoren e Kuvendit për interpelancën e kërkuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

ina zhupa braçe

Lini një Përgjigje