
Deklarata e Erion Braçes ndaj deputetes së PD Ina Zhupa, duke i cilësuar si ruse ka trazuar Kuvendin.
Kryetarja e Kuvendit Elsa Spiropali ka ndërprerë seancën plenare në Kuvend, pas fyerjeve të deputetes Ina Zhupa ndaj mazhorancës.
Deputetja Ina Zhupa iu përgjigj Erion Braçes, duke e etiketuar si ‘kone’ në sallë e Kuvendit, pasi ky i fundit më herët e cilësoi si ruse.
"Keni një problem të madh me gjatësinë, Unë uk i dëgjoj ata nën 1 e 50 metra, nuk e di kush ta jep të drejtën të më quash ruse se unë s ia jap të drejtën e vetes të të them kone edhe pse të thonë të gjithë. Fëmijët kur futen në çështje të të mëdhenjve, ne u themi o Erion t’u rritë boja sa shumë m*t të ha goja. Ti që përmende parfumin dje, nuk reagoi kur e tha Braçe", i drejtohet Zhupa-Erion Braçes.
Grupi i PS ka kërkuar menjëherë ndërprerje të seancës derisa deputetja e PD, Ina Zhupa të kërkojë falje.
“Kërkoj që kjo seancë të ndërpritet derisa deputetja të kërkojë ndjesë publike. Ne këtu nuk përfaqësojmë vetëm veten tonë apo familjen tonë, por ne këtu përfaqësojmë edhe moralin e shoqërisë”, tha Niko Peleshi.
"Gruas tënde i thua ruse ti?", iu përgjigj deputetja e PD, kreut të grupit të PS.
Në bllok deputetët e PS dhe ministrat u larguan nga salla, ndërsa Zhupa mbante fjalën në foltoren e Kuvendit për interpelancën e kërkuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Ina Zhupa mbështeti vendimin e socialsitëve për t’u larguar, duke iu thënë: “të gjithë jashtë, të gjithë të korruptuarit jashtë. Ju hajdutë dhe të korruptuar nuk duhet të jeni këtu”.
Ndërsa deputeti i PS Erion Braçe, nga vendi iu drejtua duke i thënë: "Mbaje gojën, fytyre e keqe. e di ç’të punoj!".
Debatet në Parlament vijojnë prej 3 orësh. Shkak i këtyre debateve është bërë një propozim i PS-së për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.
Mazhoranca e propozoi me procedurë të përshpejtuar, por kjo solli kundërshtimin të fuqishëm të opozitës. Sipas tyre, në vitin 2022, Gjykata Kushtetuese është shprehur se ligji bie ndesh me Kushtetutën. Ata argumentojnë se gjobat janë vendosur në mënyrë të padrejtë dhe mazhoranca duhet të kërkojë ndjesë që u ka vënë qytetarëve gjoba të tilla.
Ata akuzojnë qeverinë se ligji ka qëllime elektorale për zgjedhjet e ardhshme. PD kërkon që të jepet një zgjidhje edhe për ata që janë dënuar e kanë marrë gjoba për shtesat, pasi ka prej tyre që i kanë paguar.
Projektligji mban firmën e 40 deputetëve të PS, ndërsa sipas Spiropalit mban kushtet për të kaluar me procedurë të përshpejtuar. Sipas projektligjit, falja është gjithëpërfshirëse për gjobat që nuk janë paguar dhe vetëm për zonat rurale.
Kujtojmë se ende nuk ka filluar seanca sipas rendit të ditës pasi pritet të zhvillohet një interpelancë me ministren Ogerta Manastirliu në lidhje me sigurimin në ambientet në shkolla pas vrasjes së një 14-vjeçari në shkollën “Fan Noli".
Lini një Përgjigje