TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Dhjetor 2024, 11:59

Falja e gjobave “mollë sherri” në Kuvend, Bardhi nxjerr blof ministrin: I anuloi Kushtetuesja, jo PS

Shkruar nga Pamfleti
Falja e gjobave “mollë sherri” në Kuvend, Bardhi nxjerr
Gazment Bardhi dhe Ulsi Manja

Propozimi i socialistëve për të falur gjobat për ndërtimet pa leje në zonat rurale është bërë 'molla e sherrit' ditën e sotme në sallën e Kuvendit.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se ligji për faljen e gjobave të pavjela për ndërtimet pa leje do të miratohet në Kuvend, pasi socialistët i kanë numrat dhe nuk mund t’i pengojë opozita.

“A jeni dakord ju që ku Parlament t’i anulojë gjobat? Ne si maxhorancë i kemi votat dhe kemi mandat për ta bërë këtë gjë”, tha Manja në fjalën e tij në Kuvend. “Janë gjoba të paekzekutuara ndër vite. Ku Parlament ka tagrin dhe vullnetin për ta bërë këtë. Kur të vini ju, anulojini ju”., tha Manja.

Por për deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjobat po anulohen vetëm për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, jo për vullnet të socialistëve.

Gazment Bardhi iu përgjigj ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. Ai tha se projektligji që sjellin socialistët vjen dy vite pasi Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar një pjesë të ligjit që përcaktonte dënimin e ndërtuesve.

“Do duhet të informosh qytetarët që gjobat nuk po i shfuqizon ti. I ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese. Ka shfuqizuar shkronjën të ligjit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit për pjesën që parashikon dënimin me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave për strehim. Në kundërshtim flagrant institucionet në varësi tuaj kanë vijuar të zbatojnë një ligj të shfuqizuar në 2022 nga Gjykata Kushtetuese. Ajo që po sillni sot këtu nuk është aq më shumë e një veprimtarie terrori ndaj qytetarëve për gjoba që Gjykata Kushtetuese ia kishte shfuqizuar dhe ju për interesa kriminale presioni për zgjedhjet e vitit 2023 i gjobisnit qytetarët në këmbim të presionit për votë. Një raport nga KLSH që e ka konsideruar këtë një grabitje të qytetarëve. Kjo është arsyeja pse ju keni sjellë me urgjencë një projektligj që bën sikur i fal gjobat kur e ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese me vendimin 15 datë 22.06.2022”, tha Bardhi.

Opozita seancën e sotme ka bllokuar disa herë foltoren gjatë rreth tre orëve.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka nuk ka lejuar të flasë ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën, i cili mori fjalën në foltore.

Opozita e akuzon maxhorancën se ishte vetë ajo që i dënoi padrejtësisht qytetarët, teksa tani kërkon ti falë në këmbim të votave./ Pamfleti

Lini një Përgjigje