
Kreu i PL Ilir Meta gjatë një takimi elektoral që zhvilloi sot në Fier, tha se reforma gjyqësore që hyri në fuqi vetëm pak ditë më parë, është bërë me qëllim nga kryeministri Edi Rama, për të ndaluar qytetarët të ndjekin të drejtat e tyre.
Meta tha se për të ndjekur një proces të tërë gjyqësor, tashmë me uljen e numrit të gjykatave, do të duhen 24 vite.
Ai shtoi gjithashtu se dëmi shihet qartë edhe me atë çfarë po ndodh në Arbitrazh, ku Shqipëria i detyrohet miliona euro kompanive të larguara në mënyrë të parregullt nga qeveria.
“24 vjet duhet për të mbaruar një proces, të hapet e të mbyllet një çështjes. Mbyll gjykatat që shqiptarët të mos ndjekin të drejtat e tyre. Shihni ç ‘ndodh me Arbitrazhin. Humbje të tmerrshme. Kosova i fiton çështjet sepse atje është qeveri e ligjit. Këtu shkelen ligjet dhe paguan populli.
Mesazhi i ndryshimit është mesazh triumfues përballë çdo manovre të dëshpëruar të Ramës dhe Ramoviçët në nivel lokal, sa më shumë presione bëjnë as më shumë nxisin revoltën e popullit ndaj despotëve të vegjël që e dinë pushtetin vendos zyrë personale.
Shumë shpejt ora e drejtësisë do vijë për korruptuesin e McGonigalit që mendoi që do mbyste demokracinë. Edhe 6 ditë dhe Shqipëria do japë mesazh të jashtëzakonshëm se jemi një popull që e do lirinë e di të luftojë për të. Mbi 1 miliard euro janë bërë rrush e kumbulla në katër vite. Paguhen inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe vjedhje të tjera të hatashme”, tha ai.
Lini një Përgjigje