TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2023, 15:55

Meta dhe Berisha me 10 dosje korruptive në SPAK, por ende “livadhisin” të qetë

Shkruar nga Pamfleti

Meta dhe Berisha me 10 dosje korruptive në SPAK, por ende

Dosjet dhe provat janë aty, çështja është nëse SPAK do e gjejë forcën të godasë pa u ndikuar politikisht. Jo vetëm Metën e Berishën, por edhe Ramën dhe ministrat e këtij të fundit...

Ilir Meta dhe Sali Berisha janë personat me më shumë dosje të hapura në drejtësinë shqiptare. Historikisht ata janë cilësuar si politikanët që kanë “rrjepur” popullin në 30 vite, mirëpo sot sërish bredhin të lirë dhe madje bëjnë fushatë për të qenë ende prezentë në politikë. Kjo për faktin se SPAK ende nuk po gjen forcë që t’i akuzojë zyrtarisht.

Sipas informacioneve të siguruara nga Prokuroria e Posaçme, Meta dhe Berisha kanë 10 dosje të hapura, ku 6 i ka ish-presidenti bashkë me gruan e tij dhe 4 kreu i “Foltores”.

Duke e nisur me këtë të fundit, dosja më e freskët është ajo e vrasjeve në Tropojë. SPAK po heton një padi të bërë nga familja Haklaj, e cila akuzon Berishën për vrasjen e djemve të saj. Pak ditë më parë u mor në pyetje Aishe Haklaj, e cila dha 12 orë dëshmi kundër Berishës dhe 14 emrave të tjerë.

Dosje tjetër flagrante është ajo e “Kompleksit Partizani”. Berisha privatizoi tokat e ish-kompleksit dhe ja dha dhëndrit të tij, i cili ka ndërtuar pallate. Sipas padisë që është bërë, procesi i shpronësimit është në shkelje flagrante. SPAK ka marrë në pyetje ish-ministrat e Mbrojtjes dhe disa funksionarë, por nuk ka shkuar dot te Berisha dhe dhëndri i tij.

Dosje tjetër është ajo e Gërdecit. Fatmir Mediu u dërgua në gjyq, por SPAK po heton për shpërdorim detyre dhe përfshirje në trafiqe fishekësh. Këtu më i rrezikuar është djali i Berishës pasi SPAK ka kërkuar një dëshmi të Efriam Diverolit, i cili ka akuzuar Shkëlzenin si bashkëpunëtor në këtë skandal.

Dosja e katërt është ajo e CEZ. SPAK po heton si privatizimin e OSSH nga CEZ ashtu dhe paktin CEZ-DIA. Te njëra është i akuzuar Berisha, ndërsa te tjera Berisha dhe Meta. Pra janë 45 dosje të hapura për Berishën, por prokurorët nuk po i afrohen dot. Madje as ta marrin në pyetje.

Dosjet e Metës

Sa i takon Metës, rekordet e tij janë më të rënda. Dosja e cila tremb më shumë ish-presidentin është padyshim ajo e aferës CEZ-DIA. Ndaj tij ka pasur një padi nga juristi Romeo Kara dhe SPAK pak kohë më parë e mori dhe në pyetje. Por vetëm kaq. Ende nuk ka akuzë zyrtare. 

Një dosje tjetër që po hetohet është ajo e lobimeve në SHBA. Dyshimet janë se kur Meta ishte kryetar i LSI ka shpenzuar afro 500 mijë dollarë për lobime në SHBA, para që nuk janë deklaruar askund. Madje kjo shumë ka shumë mistere se nga e ka prejardhjen.

Po ashtu SPAK po heton Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për ndërhyrjet e shumta estetike. Faturat e publikuara tregojnë se ata kanë shpenzuar afro 300 mijë euro për dobësim dhe ndërhyrje të tjera, pro që nuk janë deklaruar në ILDKP shumat në fjalë.

Ndaj tyre ka dhe dy padi, një për fshehje pasurie dhe një për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Padi të bëra nga ish-deputeti Halit Valteri dhe gazetari Adriatik Doçi.

Ndërkohë pak ditë më parë ishte po Halit Valteri që bëri një padi për dokumentet që po qarkullojnë kohët e fundit se Monika Kryemadhi ka marrë para nga rusët. Janë shumë dokumente dhe shumë fatura bankare që ngrenë mjaft pikëpyetje.

Pra dosjet dhe provat janë aty, çështja është nëse SPAK do e gjejë forcën të godasë pa u ndikuar politikisht. Jo vetëm Metën e Berishën, por edhe Ramën dhe ministrat e këtij të fundit. Që kur Dumani mori kreun e SPAK, topi kaloi në fushën e tij dhe pesha sa vjen dhe rritet. /Pamfleti

meta berisha dosje

Lini një Përgjigje